• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, PS fton ekspertë të BE, opozita kërkon rishikimin e masave penale

by Java News
06/02/2018 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbatimi i Reformës Zgjedhore do të sjellë në vendin tonë ekspertët më të mirë të Evropës. Këtë e ka bërë të ditur Blendi Çuçi, gjatë konferencës ‘Reforma Zgjedhore: përmirësimi i Kuadrit ligjor dhe institucional për rregullimin e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore”.

Çuçi deklaroi se Shqipëria ka avancuar me proceset zgjedhore dhe me financimin e partive, duke shtuar se duhet një diskutim i mirë mes palëve politike lidhur me çështjet zgjedhore, në mënyrë që të arrihet një vendimmarrje e mirë dhe e qëndrueshme.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i kësaj reforme, Oerd Bylykbashi, pranoi avancimin, duke shtuar se probleme mbeten ende shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve. Sipas tij, komisioni do të ketë shumë shpejt një kalendar për çështjet specifike të këtyre problematikave, duke sqaruar se ata që blejnë votën duhet të shkojnë në burg.

Çuçi: Edhe pse nuk kemi pasur shpejtësinë e duhur në zbatimin e reformës, jemi duke shkuar drejt një vendimmarrje të qëndrueshme. Të gjitha shqetësimet duhet të marrin një përgjigje sa më të mirë. Jemi në takime intensive me partnerët, që të marrim ekspertët më të mirë në Evropë për çështjet. Unë besoj se në Shqipëri kemi avancuar me proceset zgjedhore të një pas njëshme dhe jam i mendimit që gjithmonë kemi ardhur duke ngritur standardin.

Edhe për financimin e partive mendoj se kemi avancuar, por e kemi lidhur këtë ngushtësisht me fushatën. Mendoj që financimi i partive duhet të trajtohet ndryshe. Ka ardhur ndoshta dita që ta shtrojmë dhe të flasim për çështjen e votimit. Ka terren për diskutim. Pa pasur një diskutim të mirë, ne nuk do të arrijmë në një vendimmarrje të mirë dhe të qëndrueshme.

Bylykbashi: Shpejt komisioni do të ketë një kalendar për çështjet specifike. Në çështjen që kemi sot në raport me financimin e partive dhe fushatave, ndoshta jemi të avancuar më shumë. Shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve do të mbetet në fokus të komisionit.

Jemi në kushtet më të favorshme për të rishikuar çështjet 360 gradë. Paraja e paligjshme që është sot në tregun politik shqiptar është gjigante. Do të duhet të rishohim edhe një herë dispozitat penale. Çështja thelbësore është sa të shëndoshë janë burimet për financimin. Kush blen votën ngrihet në pushtet dhe nuk shkon në burg. 

ma.me

 

Next Post
Holanda tërheq ambasadorin nga Ankaraja, raportet mes vendeve në nivelin më të ulët

Holanda tërheq ambasadorin nga Ankaraja, raportet mes vendeve në nivelin më të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com