• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Holanda tërheq ambasadorin nga Ankaraja, raportet mes vendeve në nivelin më të ulët

by A R
06/02/2018 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Haga tërheq zyrtarisht ambasadorin e saj nga Ankaraja. Dhe nuk pranon një ambasador të ri turk.

Ambasadorit holandez i qe refuzuar hyrja në Turqi gjithsesi që nga marsi i vitit 2017. Tërheqja formale e ambasadorit holandez nga Ankaraja, e cila u shpall tani, ka më tepër efekt të lartë simbolik se sa praktik. Raporti mes Holandës dhe Turqisë, që të dy vende anëtare të NATO-s, ka arritur në pikë të ulët.

Gjatë bisedimeve të fundit ne “nuk arritëm të binim dakord se si mund t’i normalizonim marrëdhëniet tona”, tha ministri i Jashtëm holandez Halbe Zijlstra. Për momentin nuk ka “asnjë perspektivë” për të arritur ndonjë zgjidhje dhe prandaj negociatat do të pezullohen, tha Zijlstra. Po ashtu për sa kohë që nuk do të ketë një marrëveshje, as Turqisë nuk do t’i lejohet të dërgojë një ambasador të ri në Hagë.

Jo fushatë zgjedhore në Holandë

Shkaku i konfliktit ishte refuzimi vitin e kaluar nga ana e qeverisë holandeze për t’u lejuar ministrave turq që të zhvillonin fushatë zgjedhore në Holandë. Rezistencë të ngjashme pati edhe në vendet e tjera evropiane.

Holanda nuk e lejoi marsin e vitit të kaluar, ministren turke të Familje Fatma Betül Kaya Sayan që të zhvillonte në Roterdam para bashkatdhetarëve të saj takime për të propaganduar reformën e diskutueshme kushtetuese për të vendosur një sistem presidencial në Turqi. Haga i ndaloi takime të tilla, edhe sepse pak më vonë në Holandë zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare.

Meqë ministrja e Familjes u përpoq të shkonte në Roterdam pavarësisht mosdhënies së lejes, policia e ndaloi konvojin e saj dhe e detyroi të kthehej dhe të largohej nga vendi nën shoqërimin e policisë. Pas kësaj në Roterdam pati protesta të ashpra nga turq që jetojnë në Holandë, të cilat u shpërndanë me forcë nga policia.

Për shkak të ndalimit të mitigjeve nga ana e politikanëve turq Recep Tayyip Erdogan e akuzoi Holandën dhe Gjermaninë se përdorin “metoda naziste”, gjë që shkaktoi indinjatë në Evropë.

DW

Next Post
Thatësira shteron Fierzën, mbi 80% e energjisë vjen nga importi

Shirat mbushin bazenin e Fierzës, 4 m larg kuotës maksimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com