• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, Komisioni ende pa vendim për votimin dhe numërimin elektronik

by Java News
06/06/2018 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Reformës Zgjedhore nisi fazë e dytë të punës larg kamerave me shqyrtimin e një prej çështjeve kryesore dhe më të debatueshme të procesit; përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje.

Bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi tha se kjo është një “çështje shumë e gjerë që do të mbulonte thuajse gjithë spektrin e administrimit zgjedhor. Sipas tij është me interes politik dhe teknik shqyrtimi shterues i praktikës botërore dhe se si mund të ndiqet ajo në terrenin shqiptar.

Homologu demokrat Oerd Bylykbashi mbështet idenë e aplikimit të një projekti pilot për zgjedhjet vendore për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik, demokratët e kanë kërkesë të vazhdueshme pasi besojnë se redukton rrugët që ushqejnë shit-blerjen e votës dhe depolitizon administrimin zgjedhor, dy rekomandime kryesore që ODIHR ia ka lënë Shqipërisë.

Por ende nuk mund të thuhet nëse do të përdoret identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet vendore. Ndërkombëtarët ruajnë skepticizmin e tyre mbi sigurinë e përdorimit të teknologjisë.

Nëse duhet përdorur është në dorë të Shqipërisë, thanë ekspertët e huaj Steven Martin i ODIHR dhe Tarvi Martens, nga Komisioni i Venecias. Teknologjia sipas ekspertëve është pengesë ndaj mashtrimit zgjedhor dhe mundëson një administrim të shpejtë të procesit pa kontakt njerëzor, por nuk ndikon dhe aq tek pjesa tjetër e shit-blerjes së votës, diçka që ndodh më herët se dita e votimit.

Por teksa treguan avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të teknologjisë ata theksuan se në rast aplikimi do të duhet të paktën një vit punë dhe me gjithëpërfshirje, larg perceptimit për avantazh politik dhe besim që nga hapi i parë./TCH

a.ç

Next Post
FOTOT/ Portieri i Liverpoolit ngushëllohet me ish-të dashurën e Ronaldos

FOTOT/ Portieri i Liverpoolit ngushëllohet me ish-të dashurën e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In