• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

by A R
11/12/2025 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë diskutimeve për mocionin me debat mbi gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, theksoi nevojën për adresimin e disa pikave për reformën zgjedhore.

Lidhur me reformën zgjedhore, Balla nënvizoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, numëruesit nuk duhet të vijnë më nga partitë politike, por të zgjidhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Balla theksoi gjithashtu nevojën për të adresuar financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, duke shtuar se ka nisur puna për hartimin e një drafti ligjor për këtë çështje.

“Pas 35 viteve, kemi arritur që numëruesit të mos jenë më pjesë e partive politike. Sot kjo është një realitet me reformën e re zgjedhore. Nuk duhet që partitë të kenë lidhje me numërimin e votave; numëruesit duhet të zgjidhen nga KQZ. Raportin e OSBE-ODIHR-it duhet ta lexojmë me vëmendje dhe të adresojmë disa çështje, si përdorimi i teknologjisë në zgjedhje. Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore duhet të marrë në konsideratë këto diskutime. Një tjetër çështje urgjente është financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore”, tha Balla.

Balla uroi dhe 35-vjetorin e Partisë Demokratike, por shtoi se kjo përkon me rezultatin më të dobët historik të saj, duke theksuar se humbja nuk është faj i socialistëve, por duhet parë tek vetë opozita.

“Le të urojmë Partinë Demokratike për 35-vjetorin e themelimit, megjithatë më vjen keq që ky përvjetor përkon me rezultatin më të dobët historik të partisë tuaj. Madje, ky rezultat është më i dobët edhe se në vitin 1997 dhe në të gjitha betejat ku ka udhëhequr Lulzim Basha, edhe pse ju desh të bashkoheshit gjatë rrugës edhe me ata që kishin mbetur jashtë nga LSI”, tha Balla.

Ai vuri në dukje edhe rolin e diasporës, duke shprehur nevojën për forcimin e lidhjeve dhe shërbimeve online për qytetarët jashtë vendit, përmes konsullatave dhe zyrave diplomatike.

“Duam që marrëdhëniet me diasporën të jenë më të forta, më të ngushta dhe të ofrohen më shumë shërbime përmes konsullatave, duke mundësuar edhe shërbime online”, tha ai.

Next Post
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In