• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, votat në parlament i ka Amerika

by Spartak Ngjela
29/05/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ende një gjendje kombëtare dhe shoqërore e paformuar racionalisht. Dy shtete shqiptarë, kufitarë me njeri – tjetrin, që nuk qeverisen dot drejt nga shqiptarët, por që janë të përkrahur fort nga NATO dhe nga USA.

Si ka mundësi të ndodhë kjo? do pyesin historianët e të ardhmes. Sidomos kur, midis këtyre dy shteteve, shteti shqiptar ka ekzistencë 100 vjeçare. Cila ekzistencë: përse e do ekzistencën e një shteti kur shtetarët e tij gjithmonë kanë grabitur ose kanë rropatur popullin e tyre?

Këtu jemi pikërisht sot: në Tiranë është mbledhur Asambleja Parlamentare e Aleancës Atlantike, kurse pushtetarët shqiptare nuk pranojnë kushtet e Perëndimit që shqiptarët të hyjnë në Perëndim.

Kush i lindi këta bastardë?

Pa dyshim papjekuria e shqiptarëve. Por tani po e vuajnë vetë shqiptarët.

Çdo gabim ka kosto!

Por gabimi që njihet dhe nuk ndreqet, të shkatërron. Ja kjo është gjendja.

Abuzuesit fituan me votë, sigurisht, por abuzuan se nuk ka pasur ligj kundër abuzimit. Se ketu, të gjithë abuzojnë, dhe vetëm populli vuan. Dhe, brenda kësaj sëmundjeje historike, abuzuesit takohen me njëri – tjetrin dhe thone: “ky nuk është popull, nuk meriton më shumë se vuajtjen nën thundren tonë”. Dhe kështu ka qenë gjithmone: “harbutëri” i thoshin popullit abuzuesit e parë të viteve 20, 30 si otomanë që ishin. “Janë të egër, s’janë francezë – thosh tirani Hoxha – ikin nga Shqipëria, prandaj i kam izoluar. Nuk meritojnë”

Kurse këta të sotmit janë krejt të njëjtë, por e thonë me zë të ulët që “s’eshte popull ky”; domethënë duhet vjedhur.

Por ja që shqiptarët sot kanë dy shtete në Ballkan dhe kanë përkrahje të madhe nga qendra e qytetërimit. Një popull që kurrë nuk e ka pasur përgjegjësinë e atyre që e kanë qeverisur, ka vlerësim maksimal sot nga politika e madhe perëndimore.

“Aye, there’s the rub”, do thosh Shekspiri, dhe, “këtu diçka ngec”, na ka thënë Noli. Po, këtu ka ngecur, dhe gjithmonë me pyetjen: pse vuajnë sot abuzuesit kur kujtojnë ligjin dhe drejtësinë? There is the rub…

Sepse kuptojnë fundin e tyre.

Por, ne kemi votën – thotë Saliu me një tufë të tjerë të tremburish rreth tij. Cila votë? thonë perëndimorët. Pse ende mendojnë këta abuzues se me votë mundet Amerika në Shqipëri? Injorancë, naivitet dhe ligësi bashkë. Askush s’e mund dot Amerikën me votë në Shqipëri, edhe sikur të bashkohen tok Berisha Rama, Meta dhe i gjithë “pazari i vjeter” i abuzivizmit shtetëror shqiptar.

Por çfarë pritet?

Asgjë më shumë sesa futja e draftit të Reformës në Drejtësi, në Parlamentin shqiptar. Atje votat i ka Amerika, edhe pse Berisha mund te “jete me grip” atë ditë…Jo, jo, me grip dhe çalë-çalë ai, si gjithë të tjerët, do të shkojë të votojë fundin e padrejtësisë shqiptare që i ka dhënë mundësinë atij dhe shumë të tjerëve, në të dyja anët e politikës shqiptare, të abuzojnë mizorisht me shqiptarët: që t’i vjedhin dhe t’i shkatërrojnë njëherësh; që t’i përçajnë dhe t’i urrejnë njëherësh.

Koha është e shqiptarëve sot. Te dy shtetet shqiptarë janë sot të përkrahurit e medhenj të Ballkanit. Dhe mos harroni që Ballkani ka qenë quajtur Ilirí… Kështu duket dhe kështu është. Shqiptaret nuk mund të jenë më peng në duart e pushtetareve të tyre.

Prandaj:

Fute, Rama, Reformën në Parlament, nëse nuk dëshiron të hipësh edhe ti në Trenin që shtyhet drejt humnerës me Lokomotivën Berisha. Çfarë pret më? NATO-n e ke në Tirane. Zv. Presidenti amerikan po vjen. Mos kërkon që të vijë edhe me aeroplanmbajtësen Ajzenauer kundër padrejtësisë shqiptare?

Next Post

Triumfi në Champions, ja sa shpërblehen madrilenët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

July 16, 2026
Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

July 16, 2026
Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

July 16, 2026
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In