• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma tremb Saliun dhe taborrin e tij familjar

by Java News
29/01/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kanti argumentoi:
“Ne e dimë që ne jemi të lirë, sepse ne kemi lindur nga ligji moral”.
Kjo është arsyeja e qytetërur e gjërave. Por, a mund të thuash se vjedhësit tanë, që kanë qeverisur Shqipërinë në dy dekadat e fundit, kanë lindur nga ligji moral? Të gjitha kafshët grabitqare, grabisin për mbijetese, por ato nuk kanë një ligj moral, nga i cili të kenë lindur. Por, si mendoni ju, ky Meta, dhe ky Berisha, nga ligji moral ka lindur? Jo. Këta janë abuzues, që po bllokojnë zhvillimin e mirëqenies shqiptare. I tillë është dhe i gjithë tabori i tyre. Por, të gjithë këta janë të rrezikuar nga Reforma në Drejtësi. Dhe, Reforma në Drejtësi, nuk është një reformë shqiptare. Ta dinë mirë që të gjithë: ajo është reformë amerikane. Ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një reformë të tillë, sepse nuk na lënë pushtetarët që kanë prangosur moralitetin e qeverisjes shqiptare. Por, kot e kanë; tani ka ardhgur gjithçka drejt fundit; prandaj dhe drejt fundit të tyre.
Po Kryeministri aktual? Ai iu premtoi shqiptarëve, goditjen e vjedhësve. Por, po të mos ishte politika amerikanë, ai do të vërtitej si një skllav i çiftit Berisha-Meta, sepse e mendoi politikën dhe pushtetin, si një shkop magjik që do të drejtohej nga ai. Megjithatë, Rama nuk e ka kundërshtuar deri tani reformën emerikane, sepse e di që kjo gjë është vendosur. Po politika amertikanë? Edhe ajo është e vendosur, sepse ambasadori amerikan është shprehur se “kjo reformë ka të bëjë me personalitetin ndërkombëtar të Amerikës”. Po vjedhësit, çfarë po bëjnë? Janë të trembur, sidomos Saliu, që në absurd, deklaronte dje që Rama po pengon Reformën në Drejtësi. Është për të qeshur, për hallin që ka, por, duhej ta kishte kuptuar disfatën e tij, qëkurse vendosi për të vjedhur, më gjithë taborrin e tij, familiar dhe ekstrafamiliar. Tani është vonë: lumturia nuk arrihet duke grabitur apo duke poshtëruar popullin tënd.
Dhe janë shumë në të dy taborët: sipas ekspertëve përëndimorë, shqiptarëve, nga ky tabor i gjerë ordiner, u janë grabitur mbi 650 milionë Euro. Patjetër që të gjitha do t’u kthehen shqiptarëve; edhe pse Berisha bërtet, dhe Meta bën sikurt është i qetë. Nuk ka rrugë tjetër: drafti i reformës do të votohet. Por, a janë votat? Sigurisht që janë. Pse, kë besoni ju, Berishën dhe Mëtën që duan të sorrollaten me konsensusin e tyre, si alibi për të mosvotuar draftin amerikan?
Si mendoni ju, pasi ambasadori Lu të thotë, që “ky është drafti ynë”, do ta rrëzojë në Parlament një fluks deputetësh që nuk di se ku ka kokën? Apo Saliu? Askush. Rama thotë” jam me Reformën”. Kjo nuk mjafton: duhet të thotë “jam me politikën amerikane, për vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare”. Dhe, madje, duhet të thotë ndërkaq se, me këtë gjuhë do t’i drejtohet, jo vetëm socialistëve, por të gjithë shqiptarëve.
Kjo është gjendja; prandja mund të themi se ajo e ka sjellë në segmentin e fundit kohor mosndëshkueshmërinë shqiptare. Dy muaj nuk janë shumë për një popull të shumëvuajtur nga abuzuesit shtetërorë. Pse vodhën pushtetarët shqiptarë? Sepse janë udhehequr nga kryeministra infantile, me moshë shumë të vogël mëndore. Edhe e dinin që Shqipëria do shkonte partjetër në Perëndim, edhe nuk e dinin se ç’është Perëndimi. Ja, pra, mësoheni: Përëndimi, para çdo gjeje, është Ligj dhe Moralitet.

Next Post

Muri i Jarit dhe Muri i Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

August 24, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

August 24, 2026
Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet i pajetë në det, dy pistat e hetimit!

August 24, 2026
“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

August 24, 2026
Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

August 24, 2026
Sherr me policinë për parkingun e makinës, procedohet penalisht drejtori i Ujësjellësit të Përmetit

Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba

August 24, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

August 24, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com