Deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale.
Sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit, Luçiano Boçi, puna e tij duhet zgjatur pasi nuk kishte përfunduar misioni për të cilin ishte ngritur. “Nuk janë dëgjuar të gjithë kryebashkiakët, nuk është folur për 1/3-tën e Shqipërisë, Tiranën”, tha ai.
Por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se kjo çështje duhet të ishte diskutuar në seancën e kaluar. “Ai tren ka ikur tashmë”, tha Balla.











