• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma territoriale duhet të jetë për njerëzit, jo territoret

by Ylli Manjani
07/08/2026 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Nuk po ndahen toka. As pasuritë e konfiskuara të kulakëve. Nuk po ndahen e as po bashkohen shqiptarët sipas bindjeve politike. Prandaj nuk ka kuptim debati për debat që shoqëron çdo diskutim mbi reformën territoriale dhe organizimin e pushtetit vendor.

Dua ta them që në fillim se, në gjykimin tim, Shqipëria nuk duhet të ketë më shumë se 30 bashki. Ironikisht, kritika politike është përqendruar pothuajse tërësisht tek interesi elektoral, ndërkohë që problemi është shumë më i thellë.

Një bashki nuk fiton peshë sepse ia jep ligji. Kompetenca e saj reale buron nga njerëzit që përfaqëson. Sa më e madhe popullsia që zgjedh një kryetar dhe një këshill bashkiak, aq më i fortë është legjitimiteti i tyre politik dhe aq më e madhe është pesha e tyre përballë pushtetit qendror. Ligji mund të ndryshohet me një shumicë parlamentare. Legjitimiteti i dhënë nga qytetarët është shumë më i vështirë të zhbëhet.

Prandaj mendoj se bashkitë e reja duhet të ndërtohen mbi një kriter të thjeshtë: të kenë një numër sa më të barabartë banorësh dhe, idealisht, jo më pak se 100 mijë banorë secila. Nëse pushteti vendor kërkon më shumë kompetenca, ato nuk duhet t’i kërkojë tek qeveria, por tek qytetarët. Sa më shumë qytetarë të përfaqësojë, aq më i fortë bëhet institucionalisht dhe aq më pak i varur mbetet nga ndërhyrjet e pushtetit qendror. Dhe po me numër të barabartë banorësh sepse kompetenca nuk mund të ndryshojë nga bashkia në bashki.

Ky është parimi themelor. Ne kemi nevojë për njerëz të organizuar në territor, jo për territore të zbrazura nga njerëzit. Një zonë me shtëpi të braktisura nuk ka nevojë për një bashki të re, por për roje objektesh. Ajo zonë ka nevojë për politika që rikthejnë jetën. Përndryshe, administrata nuk bën gjë tjetër veçse administron boshllëkun.

Megjithatë, edhe kjo nuk është çështja më e rëndësishme e reformës.

Pyetja thelbësore është: si do t’i organizojmë njerëzit në territor rreth burimeve natyrore që garantojnë jetën dhe zhvillimin?

Në gjykimin tim, ndarja kryesore territoriale duhet të mbështetet mbi basenet ujore. Uji është burimi që ka krijuar qytetet, ekonominë dhe vetë mënyrën se si shqiptarët janë vendosur në këtë territor. Shqipëria ka gjashtë basene ujore natyrore dhe pikërisht ato duhet të jenë baza e organizimit të saj administrativ.

Për këtë arsye, paradoksalisht, niveli që sot e quajmë “i dytë” duhet të bëhet niveli më i rëndësishëm. Shqipëria mund të organizohet në gjashtë rajone, secili i ndërtuar mbi një basen ujor. Brenda këtyre rajoneve ndërtohen bashkitë, ku kriteri kryesor mbetet popullsia dhe jo sipërfaqja.

Më pas vijnë njësitë administrative, të cilat nuk duhet të jenë më struktura politike, por agjenci të pastra shërbimi. Aty përqendrohen të gjitha shërbimet e përditshme që u duhen qytetarëve: administrata civile, shërbimet komunale, mjekësia e familjes, mirëmbajtja lokale dhe çdo funksion tjetër që lidhet me jetën e përditshme.

Pra, bashkia duhet të jetë qendra e politikave vendore, ndërsa njësitë administrative krahu zbatues i tyre.

Por zemra e gjithë organizimit mbetet rajoni.

Një shtet që nuk menaxhon burimet ujore nuk mund të menaxhojë as zhvillimin ekonomik, as bujqësinë, as energjinë, as shërbimet ndaj qytetarëve. Për këtë arsye, rajoni nuk duhet parë si një ndarje burokratike, por si hapësira natyrore ku planifikohet zhvillimi.

Edhe nga pikëpamja elektorale, qarku është shumë më i rëndësishëm sesa bashkia. Pikërisht për këtë arsye nuk e kuptoj pse opozita vazhdon ta përqendrojë debatin pothuajse ekskluzivisht tek numri i bashkive. Duke goditur vazhdimisht të njëjtën gozhdë, rrezikon të mos shohë dërrasën mbi të cilën është ndërtuar e gjithë reforma.

Reforma territoriale nuk duhet të ketë si objektiv ndarjen e hartës. Duhet të ketë si objektiv organizimin e njerëzve. Sepse shtetet nuk ndërtohen mbi kilometra katrorë. Ndërtohen mbi komunitete që jetojnë, punojnë dhe zhvillohen së bashku. Vetëm pasi të kuptojmë këtë, mund të bëjmë një reformë territoriale që i shërben Shqipërisë për dekada, e jo vetëm zgjedhjeve të radhës.

Next Post
Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com