• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

by A. Q
26/09/2026 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis zyrtarisht këtë të shtunë misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

Brenda më pak se 24 orësh nga mbërritja në Tiranë, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me kreun e shtetit në Pallatin e Brigadave.

Ambasadori i ri amerikan vjen në Shqipëri me një profil të spikatur në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe të karrierës në Forcat Speciale “Green Berets”. Wendt ka mbajtur gjithashtu detyra të rëndësishme në strukturat e operacioneve speciale të NATO-s. Prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, Wendt i bëri të qarta që në dëgjesën e 20 majit në Senatin amerikan.

Në fokus, ai renditi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike. Një vëmendje të veçantë ambasadori i ri amerikan i kushtoi edhe SPAK-ut.

Wendt shprehu mbështetjen e tij për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vlerësuar bashkëpunimin e saj me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas Wendt, puna e SPAK mbetet thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për sa kohë institucioni ruan pavarësinë dhe qëndron i mbrojtur nga ndikimet politike.

Në axhendën e ditëve të para të mandatit janë edhe takimet me drejtuesit e institucioneve shqiptare.

Të mërkurën, ambasadori Eric Wendt pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Ndërkohë, të premten, më 2 tetor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të organizojë ceremoninë zyrtare të prezantimit të ambasadorit të ri.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Wendt nis mandatin në Tiranë në një periudhë ku në fokus të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mbeten forcimi i bashkëpunimit strategjik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Next Post
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me "Q7" drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com