• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma territoriale dhe ndikimi i saj

by
30/05/2015 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Afrim Krasniqi

Për herë të gjashtë në 100 vjet Shqipëria ka përfunduar reformën territoriale, duke eliminuar njësitë e “komunave” dhe krijuar një sistem me dy nivele: prefekturë/qark dhe bashki. Modeli i vjetër prefekturë – qark – bashki – komunë ishte jo funksional, me kosto të lartë dhe me pamundësi për shërbime efektive për qytetarët.

Modeli i ri i reformës territoriale ne Shqipëri ul ndjeshëm kostot buxhetore dhe shkurton dukshëm praktikat burokratike duke krijuar 61 bashki dhe 12 prefektura/qarqe. Qeveria shqiptare pret që reforma e re territoriale ne Shqiperi të sjellë shkurtimin e shpenzimeve administrative me 60 milionë dollar në vit, 240 milionë në katër vjet, një shifër e lartë për kushtet e ekonomisë shqiptare.

Reforma territoriale në Shqipëri u bë pjesë e debatit politik, dhe u votua në parlament pa marrë në konsideratë mendimin direkt të qytetarëve. Gjithsesi as tani dhe as në të ardhmen nuk pritet të ketë kundërshti të atilla politike sa të vendosin në dilemë ndarjen e re. Opozita parlamentare ka pranuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që zhvillohen me ndarjen e re administrative. Zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të zgjedhin 61 kryetarët e rinj dhe kështu, reforma territoriale në Shqipëri jetësohet dhe qytetarët përmes votimit, i japin asaj edhe legjitimitetin e kërkuar.

Reforma territoriale në Shqipëri imponon edhe ndryshime të thella në mënyrën e administrimit lokal, në cilësinë e shërbimeve dhe në raportet midis pushtetit qendror dhe atij vendor. Parlamenti i ri do të duhet të bëjë brenda një kohe të shkurtër ligjin e ri mbi qeverisjen vendore, për të përputhur reformën e re territoriale në Shqipëri me kompetenca të reja të organeve të zgjedhura. Parashikohet se një numër i madh ligjesh duhen ndryshuar, dhe se periudha 2015-2017 do të jetë fazë kalimtare në qeverisjen vendore. Njësitë aktuale vendore janë dy ose trefishuar në territore e banorë, ndaj reforma territoriale në Shqipëri kërkon reflektim në planet e reja urbanistike, planet e zhvillimit, në sistemin e shërbimeve publike, në vlerësimet mbi çështjet e pronësisë mbi tokën dhe sistemin e taksave, në shërbimet sociale, shërbimet arsimore, shëndetësore, policore, etj. Shkrirja e njësive të vjetra dhe bashkimi i tyre me njësitë e reja do të thotë edhe shkrirje të arshivës, kontratave, detyrimeve, borxheve, planeve të zhvillimit, administratave lokale, etj, një proces që kërkon kohë, personel dhe asistencë.

Reforma e re territoriale në Shqipëri në aspektin afatgjatë ka ndikim direkt edhe në raportet me biznesin e huaj të pranishëm tashmë në vend ose të interesuar për investime. Njësitë e mëdha të krijuara, sidomos në zonat bregdetare dhe industriale shkurtojnë dukshëm praktikat burokratike, u japin zgjidhje problemeve me pronësinë e tokës dhe rrisin garancitë e investimit të qëndrueshëm e afatgjatë. Për shkak se në këto zona çdo qeveri shqiptare është e interesuar për krijime të zonave të lira ekonomike ose oferta të tjera me interes për kapitalin e huaj, zgjerimi i hapësirës për veprim imponon edhe projekte të reja infrastrukturore, të nevojshme për lehtësimin e investimeve.

Pikë kritike e reformës së re territoriale në Shqipëri mbetet zgjidhja e shpejtë e çështjeve të kalimit administrativ nga njësitë e vjetra në të rejat, si dhe garancia politike se njësitë e re vendore do të kenë më shumë autonomi në krijimin e partneritetit afatgjatë me grupet e interesuara të biznesit dhe kreditorë të huaj. Në praktikën e deritanishme në të gjitha projektet e mëdha është e nevojshme garancia politike dhe ekonomike e dhënë nga qeveria dhe Banka, – një proces që shpesh kushtëzon vendimmarrjet e njësive lokale. Në ndarjen e re, falë reformës së re territoriale në Shqipëri është paralajmëruar më shumë pavarësi, më shumë decentralizim dhe një rol më të madh të njësive vendore edhe në fusha të tilla të injoruara më parë, siç janë arsimi, mjedisi, shëndetësia dhe projektet me potenciale turistike.

Next Post

Sezoni turistik, ja masat e qeverisë për vendasit dhe të huajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In