• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sezoni turistik, ja masat e qeverisë për vendasit dhe të huajt

by
30/05/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë një sërë masash duke i kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut.

Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë që ka filluar, Ministri Ahmetaj ka bërë publike edhe një sërë masash të tjera. Kjo edhe për faktin se pushteti vendor është në proces zgjedhor.

Vëmendje do t’i kushtohet rendit publik dhe qarkullimit të mjeteve, duke shmangur trafikun. Për këtë ministria e Turizmit po bashkëpunon edhe me Ministrinë e Brendshme duke hartuar edhe planin e monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh.

Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e destinacioneve. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po punon për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike.
Po kështu, sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të posaçme.

Next Post

Pas incidentit me foton, Duma prezanton klipin e fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com