• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma, TCH: PS dhe LSI, kontradikta për mandatin e Llallës

by Java News
29/01/2016 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer sërish në qendër të debateve poltike në vend. E propozuar nga Partia Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013, ajo kishte hasur kundërshtinë e Partisë Demokratike për më shumë se dy vjet rresht.

Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditë më parë kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që kishte rënë dakord për ligjin me ndermjetësimin e palës amerikane, por tani i bënte thirrje Partisë Socialiste të mos e vononte më miratimin e tij.

“Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë me mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha pak ditë më parë.

Partia Socialiste, përmes ministrit të linjës reagoi të enjten në Kuvendse ishte për miratimin e këtij ligji: “Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që është një propozim i kryeministrit dhe i qeverisë, do të shtojë mundësinë tonë për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta. Kjo është ende në koalidimet finale dhe ndjek një proces të tërë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se zgjatja e kohës, që është mëse e arsyeshme për shkak të procesit, do ta dëmtojë produktin”, tha Tahiri.

Por Tahiri nuk iu përgjigj pyetjes së Bashës se çfarë po pengonte qeverinë për miratimin e këtij ligji, për të cilin kishte folur prej vitesh. Pyetjes së Bashës, ama iu përgjigj Berisha po në Kuvend. “Thotë ‘s’ma pranon Ylli Manjani’”, tha Berisha.

Ndërkohë, Top Channel pyeti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nëse kishte patur një ndërmjetësim amerikan për një draft konkret, siç thotë Partia Demokratike. Përgjigjia nuk lë shumë shteg për dilema:

“Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme. Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin. Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Ambasadës së SHBA e vlerëson krijimin e këtij institucioni si mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit. Ajo që deklarata nuk përmend është në fakt insinuata e Berishës për një përplasje mes PS dhe LSI për këtë çështje. Të enjten Spartak Braho i LSI tha për Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo për ndryshim kushtetues, por me një ligj të thjeshtë.

“BKH nuk ka nevojë për ndryshimet kushtetuese. Mund të bëhet një ligj i posaçëm, mbi të cilin ajo duhet të funksionojë, si strukturë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme”, tha Braho.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sërish me një emër: Adriatik Llallën dhe rolin e prokurorit të përgjithshëm. Ky i fundit në një prononcim nga Kroacia pak ditë më parë dukshëm ishte afër pozicionit të Brahos.

“Në Shqipëri mjafton që Prokuroria për Krime të Rënda t’i atashohet një forcë policore ashtu siç ajo publikisht mund të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do të jetë i prekshëm”, tha Lalla.

Tashmë, presioni është mbi qeverinë dhe maxhorancën e majtë. Së pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenë i pari që e ka propozuar këtë. Më pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i të cilit mesa duket përbën pengesën e fundit në miratimin e këtij institucioni të ri ligjzbatues në luftën kundër korrupsionit.

Next Post

Legjendarit të Land Roverit i erdhi fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In