Land Rover Defender që konisderohet legjendar i automjeteve Land Rover, nuk do të prodhohet më. Kjo veturë është pjesë e historisë së Britanisë së Madhe, duke u përdorur që nga Mbretëresha, turistët, fermerët e deri tek ushtria. Muaj më parë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me vetura të tilla të bëra veçanërisht për FSK-në, transmeton Koha.net.
Ajo është pjesë e shumë fotografive që pasqyrojnë xhunglat, Safarin e malet e larta nëpër botë.
Deffender bën pjesë në makinat e familjes mbretërore që i përdorin kur shkojnë në gjah, por edhe në parada të ndryshe siç është kjo në fotografi më 1977-ën.