• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma shqiptaro-amerikane ka trembur Sali Berishën”

by Spartak Ngjela
27/09/2016 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A ka mundësi dhe forcë Sali Berisha të ndalojë apo të zhbëjë reformën amerikano-shqiptare?
Kjo është një pamundësi absolute; por të gjithë keqbërësit deri në fund mendojnë se me intrigat e tyre mund të mundin edhe ata që nuk munden dot.

l.
Asgjë nuk mund ta ndalë dot sot reformën amerikano-shqiptare, edhe pse Berisha po i luan të gjitha gurët e destabilizimit të Shqipërisë. Por asgjë nuk ka arritur dot deri tani. Të gjitha inisiativat që ka ndërmarrë, sidomos në Parlament dhe në thirrjet për protesta, kanë qenë një dëshpërim. Injorantët që ka pranë vetes e shohin në dritë të syrit, por ai dhë ata bashkë kanë humbur. Akti i fundit që bëri së bashku me Ilir Metën, ishte presioni kundrejt Kryeministrit shqiptar për t’i marrë këtij Ministrinë e Brendshme. Marrja e saj, sigurisht që mund ta destabilizonte vendin, se me atë ministri, Berisha-Meta kanë dashur të bëjnë një grusht shteti të mirfilltë. Duke pasur në drejtim Ministrinë e Brendshme, me segmentet e inkriminuara të ish piolicisë Berisha, që tani janë jashtë sistemit të policisë së shtetit, dhe më krimin e rrugës, sigurisht që mund të arrinin një turbullirë apo një forcë ndaluese të Reformës. Por, Rama u tregua i fortë, dhe nuk e pranoi presionin Meta; sepse e gjithë e ashtuquajtura luftë kundër kanabisit, ka qënë skema Berisha – Meta për të marrë Ministrinë e Brendshme. Tani gjithçka ka përfunduar. Reforma shqiptaro-amerikane nuk mund të ndalohet. Ajo do të kryet për të filluar jeta e re demokratike në Shqipërinë pa korrupsion dhe pa elitat qeverisëse antishqiptare, por me elita politike që janë me shqiptarët dhe jo kundër tyre. Dhe, shpejt pas Reformës, fillon të dominojë interesi shqiptar në politikën qeverisëse shqiptare, si asnjëherë në njëqind vjetët e fundit.
Të gjithë ata që nuk janë në gjndje të kuptojnë duhet ta dinë se kjo nuk është një reformë luksi që bëhet në një vend të pazhvilluar, sepse kjo është një reformë që ka si synim zhvillimin modern të Ballkanit. Kurse Berisha mendon se me strategjemat e mendjeve kriminale naive, mund të ndalojë ndërkohë një interers të madh perëndimor për Ballkanin perëndimor.

II.
Reforma shqiptaro – amerikane nuk ka trembur vetëm Sali Berishën, por edhe fqinjët e Shqipërisë që kanë hesape historike me shqiptarët. Ndërkohë ka filluar të lëvizë reaksioni grek antishqiptar, sepse e sheh që as shqiptarët dhe as gjuhën shqipe nuk e shrrënjosën dot nga Ballkani në një luftë të pandërprerë gati 200 vjeçare.
Sot, përkundrazi, ka një botë të madhe shqiptare në Ballkan, dhe pikërisht te ky fakt e zë fillin e vet aleanca shqiptaro – amerikame. Janë dy shtete shqiptarë ndërkohë të përfshirë në aleancën shqiptaro- amerikane, dhe ka sakaq edhe një interes dhe një angazhim serioz nga politika gjermane për botën shqiptare në Ballkan. Ky është një trinom shumë i fortë që sigurisht që, nëpërmjet reformës që ka nisur në Shqipëri, do të çelë rrugën për një Ballkan të ri, të fortë dhe me principe perëndimorë të mirëfilltë zhvillimi.
Ky është një fakt, i cili përfundimisht e çorri maskën e vjetër të gënjeshtrës së madhe të Patriarkanave ortodokse dhe të vetë Portës së Lartë të Stambollit, që, të gjithë bashkë, propagandonin në dy shekujt e fundit, se shqiptarët ishin turq, dhe se nuk kishte gjuhë shqipe. Po tani?
Gjithçka humbi si uji në rërën e shkretëtirës: sot në Ballkan janë më shumë se tëtë milionë shqiptarë me shqipen e tyre të konsoliduar si gjuhë shkencore.
Por reaksioni ballkanik e kishte të gjithë shpresën te reaksioni antikombëtar i taborit të Sali Berishës, i cili mendoi se, më të gjithë mbeturinat shqiptare dhe ballkanike mund të ndalonte reformën amerikano – shqiptare antikorrupsion, pasi, sigurisht që, nga kjo reformë, do të goditet korrupsioni i tij dhe i të gjithë taborit familiar Berisha.

III.
Para se të dilte në skenë reforma shqiptaro-amerikane, ka pasur prej njëzetepesë vjetësh një aleancë të ngushte shqiptaro – amerikane. I pari që e kapi se kjo aleancë e ngushte shqiptaro – amerokane do të ishte afatgjatë dhe me interes të lartë, ka qënë Sllobodan Miloshevçi. Prandaj ai i luajt të gjitha gurët në Shqipëri dhe në Kosovë që ta prishte, por tani dihet sesi vëtë ai përfundoi. Pikërisht për këtë, mbeturinat e tij në Tiranë apo kudo gjetkë, e kanë të pamundur që të ndalojnë aktin e fundit të kësaj aleance, që në fakt është reforma shqiptaro-amerikane, e cila po spikat në këto momente e fortë dhe e palëkundur drejt përmbushjes së interesit amerikano-gjermano-shqiptar, për krijimin e një tregu të fortë ballkanik, në aleancë me shqiptarët, dhe, njëherësh, edhe si një frenim të penetrimit lindor dhe Rus në Ballkan.
Sot Ballkani kërcënohet edhe ngë terrorizmi islamik, por edhe nga presioni i penetrimit Rus në të. Ballkani është pikë e domosdoshme për të dyja palët “ndërlufuese” të kohes sonë; dhe bota shqiptare në Ballkan, është mbështetja kryesore e politikës frenuese antilindore.
Politika e parë që e kapi këtë fakt, ishte politika austrohungarëze e fillimit të Shekullit të Njëzetë. Pikërisht me këtë synim, Austrohungaria ndihmoi drejtpërdrejt në pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912-1913.
Aleanca shqiptaro – amerikane, dhe reforma shqiptaro – amerikane, dhe, gjithashtu, edhe gjermane, krijojnë tani pikërisht atë politikë perëndimorë që u luajt nga Austrohungaria ne fillim të Shekullit të Njëzetë, në një kiohë kur politika anglosaksone, në analitikën e saj për shekullin që kaloi, e ka konsideruar si “gabim të saj prishjen e Austrohungarisë dhe krijimin e Jugosllavisë”. Tani, jemi në një tjetër kohë, por pa Jugosllavinë, dhe me një botë të madhe shqiptare në Ballkan, me gjujë shqipe të konsoliduar shkencërisht, dhe me identitet shqipar panballkanik. Shqiptarët kanë filluarv të flasin shqip në të gjitha vendet ballkanike ku janë ndaluar me dhunë që të flasin shqip. Ky realisht është fati historik i shqiptarëve, që siguron se interesi amerikan do të bashkohet gjatë me inrteresin shqiptar në Ballkan, sepse:
Se Pari – shqiptarët janë mbi tetë milionë në Ballkan, dhe nuk janë sllavë, domethënë nuk mund të influencohen nga politika Ruse;
Se Dyti – shqiptarët sot, në të gjithë Ballkanin janë mbi 95 përqind filoamerikanë të vendosur, sepse kanë parë edhe mbështetjen e saj në luftën për pavarësisnë e Kosovës, në antarësimin e Shqipërisë në NATO; dhe në përkrahjen e madhe amerikane për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian;
Së Treti – në tërritorin shqiptar sot përqëndrohet një gjeopolitikë tepër e mdhe, dhe, njëherësh, ekonomikisht, sot luajnë miliarda për faktet e reja të burimeve të brendshme natyrore që ndodhen në territorin shqiptar. Kjo pritet të utilizohet menjëherë sapo të përfundojë reforma shqiptaro-amerikane, që po kërkon në jerm ta ndalojë Berisha me taborin e tij të korruptuar.
Asgjë nuk i bën dot më elita antishqiptare interesit të madh të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, tani që sapo po përfundon me sukses reforma shqiptaro-amerikane në drejtësinë shqiptare, dhe për formimin e shtetit modern, të drejtë dhe perëndimor shqiptar./a.m.

Next Post
Eduart Ndocaj: Rama ka përçarë PS, Meta më kërcënon me anë të Dritan Kabajt

"Kaubojsi" u dhunua në Kosovë? Ndocaj: Sulm politik ndaj figurës time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

July 29, 2026
Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol gazi dhe shishja e benzinës

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol gazi dhe shishja e benzinës

July 29, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

July 29, 2026
“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

July 29, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump kërcënon për hakmarrje pas sulmeve të reja iraniane: Do t’i godasim fort

July 29, 2026
“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

July 29, 2026
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

July 29, 2026
Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com