• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, për kë luan kjo fizarmonikë?

by Lorenc Vangjeli
19/07/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mesila Doda dhe Ben Blushi u përfshinë në një debat absurd të enjten në Parlament. Duke folur për të ardhmen e mundshme të zgjedhjes së presidentit, të dy riaktivizuan akuza të shkuara dhe të harruara. Debati ishte seria e fundit e shkëmbimit të akuzave mes PDIU-së dhe deputetit ende socialist. Në thelb të sherrit ishte “gara” për të gjetur se kush e kishte pasur i pari idenë e ndryshimit kushtetues për zgjedhjen e presidentit nga populli. Dhe për hir të kësaj gare, edhe njëra, Mesila, edhe tjetri Blushi, harruan se po bënin sherr edhe pse mendonin njëlloj: formula aktuale që krijon identikitin e kreut të shtetit është e papërshtatshme! Një ide që Shpëtim Idrizi, epror i njërës dhe ish-mik i të dytit, e ka pasur prej kohësh si shumë politikanë të tjerë karriere që e shohin të pavend votimin me shumicë të thjeshtë të kreut të shtetit. Megjithatë, mjafton shumë pak që palët të ngjajnë si fizarmonikë: hapen dhe largohen nga njëra-tjetra.

Presidenti i Republikës dhe ministri i Jashtëm u përfshinë në polemika të hidhura me njëri-tjetrin. Po të heqësh ngarkesat që vijnë nga e shkuara e ndryshme politike e secilit, sherri mes tyre ngjan se është absurd dhe protokollar. Eshtë aq “protokollar” dhe aspak diplomatik sherri mes tyre, sa është e pamundur, për shembull, t’ja shpjegosh një të huaji se Presidenti i Republikës, nuk ishte i ftuar të fliste përballë elitës së diplomacisë shqiptare, ndërsa shefi i dilomacisë shqiptare refuzohet nga Presidenti kur ai vetë takohet me elitën e diplomacisë. Më pas, edhe njëri, edhe tjetri shkëmbejnë akuza dhe ironi, të mjafta që të mos shkëmbejnë tani e tutje as vështrime me njëri-tjetrin. Si dy skaje fizarmonike që nuk puqen kurrë me njëra-tjetrën edhe pse duhet të luajnë të njëjtën partiturë.

Vetëm më pak se dy 24 orësha nga dita e të vërtetës – sprovës për miratimin e reformës në drejtësi – publiku i gjerë vazhdon të jetë i paqartë, me gjasa, me atë që ka ndodhur deri më tani, me atë që po ndodh dhe me atë që do të ndodhë më pas. Të gjithë aktorët kryesorë pohojnë rëndësinë e reformës. Të gjithë pretendojnë se bëjnë pjesë në partinë që përmbledh mbi 90 për qind të shqiptarëve që janë të pakënaqur me sistemin aktual të drejtësisë. Sipas radhës, kush flet, akuzon atë që dëgjon dhe pastaj ai që dëgjonte në fillim, akuzon me të njëjtin fjalor atë që kishte folur më parë. Çfarë duket e kryer në një minutë, në minutën pasardhëse është bërë kazëm që gërmon sërish hendek mes palëve.

Detajet në të cilat si zakonisht djalli ndërton strehën e vet për t’u fshehur, e kanë shndërruar këtë proces në një nga sherret më drithërues të politikës në vend. Sherri ka qenë kryesisht i ngritur mbi bazën: unë e dua, ti pse nuk e do? Ka qenë i egër dhe i ashpër edhe kur palët kanë bërë sikur i kanë buzëqeshur butësisht njëra-tjetrës. Pa mundur në asnjë rast, të gjejnë se çfarë mund t’i bashkojë në thelb, është më shumë sesa i ndan në formë. Në gjuhë më të sprovuar kjo quhet konsensus. Mund të quhet kompromis. Nëse kompromisin e bën dhe e afron si rregull i forti. Mund të quhet edhe hiearki hallesh që kanë rend e rast për t’u zgjidhur. Reforma në drejtësi nuk është as bukë dhe as gjellë siç përpiqen ta tregtojnë naivët; nuk është as shndërrimi magjik i Shqipërisë në një vend evropian që mbasditen e të enjtes së votimit, siç shpresojnë të pamundurit; nuk është as çelësi që zgjidh menjëherë padrejtësitë, siç do të donin dembelët; nuk është as shkopi që në fillim u vë emër dhe më pas ndëshkon mëkatarët, siç do të donin jo vetëm hakmarrësit dhe siç do të ishte e udhës.

Reforma është pak nga të gjitha këto dhe në thelb është nevoja ulëritëse e publikut për të mos mbetur peng i një koorporate juristësh, gjithë-gjithë më pak se një mijë vetë në gjithë sistemin. Eshtë nisja e shthurrjes së një marrëdhënieje të ndërlikuar shkak e pasojë mes pushteteve në Shqipëri, politikës dhe gjyqësorit që kanë mbajtur peng njëra-tjetrën. Madje edhe më shumë se kaq, reforma do të duhej të ishte jo iluzioni, por realiteti, jo akti i ndarjes, por ai i bashkimit të të gjithë copave të puzzle-s politik. Ajo duhej të ishte edhe një formë ndjese e klasës politike ndaj publikut, edhe detyrim i saj. Hartimi dhe miratimi i reformës në drejtësi duhet të ishte akti që do të shërbente si aksiomë në Tiranë se paqja afron si rregull, armën më të fortë të luftës për ndryshim dhe përmirësim. Për fat të keq ky nuk ishte rasti dhe në Tiranë sërish u tentua të vendoset paqe me rrugën e luftës. Sipas zakonit. Ndonëse ka shpresë, shumë shpresë që stacioni i fundit, të bëjë të harrohen zigzaget absurde që e çuan reformën në shumë pikpyetje deri në minutën e fundit, kur palët i ngjanin skajeve të një fizarmonike: qëndronin larg njëra-tjetrës edhe kur luhej e njëjta partiturë.

Next Post

Ministri alarmon për Kosovën dhe shton se në Siri e Irak janë 38 gra e 27 fëmijë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In