• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

by A R
08/12/2025 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po përballet me dy realitete të ndryshme ekonomike gjatë viteve 2024–2025: çmimet vijuan të rriten me ritme dyshifrore, ndërsa koha e shitjes u zgjat dukshëm, një sinjal i qartë i ngadalësimit të kërkesës reale.

Përpjekjet e intensifikuara të qeverisë dhe SPAK për të goditur pastrimin e parave, të shoqëruara me presionin e BE-së për të dalë nga “lista gri”, pritet të ngushtojnë më tej kanalet e financimit e sekorit,

“Një rregullim kaq i mirë i tregut të pasurive të paluajtshme siç është në Bashkimin Evropian do të thotë siguri. Aty ku ka siguri kapitalet çlirohen dhe investohet. Prandaj ne nuk presim të ketë ndonjë rënie…“, shprehet Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv, NAREA. Ndërsa ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, thekson se ”kufizimet e vendosura në kapitujt e Bashkimit Evropian por edhe kufizimet që qeveria shqiptare po bën drejt eliminimit të parasë kesh, do të ndikojë pozitivisht“.

Një tjetër faktor me ndikim vjen nga politika fiskale, ku ndryshimet e reja pritet të ndikojnë në taksimin e “stokut” të banesave të pashitura, duke krijuar presion shtesë mbi ndërtuesit.

‘Në janar të 2028-s pritet që të hyjë në fuqi taksa e re për pasuritë e paluajtshme e cila do të incentivojë për të dalë në treg ato prona të cilat janë të papërdorura. Efekti i daljes i disa apo shumë banesave në treg mund të neutralizohet nga efekti i tërheqjes së blerësve apo investitorëve të huaj të cilët do të duan të vijojnë të investojnë në pasuritë e paluajtshme në Shqipëri”,ka theksuar Reinaldo Pipiria.

Rritja e fortë e viteve të fundit duket se ka prekur tavanin, ndërkohë që një korrigjim i çmimeve mbetet i mundshëm, sidomos nëse qeveria zbaton me rigorozitet taksimin e pronave.

“Ne bëjmë parashikime që shkojnë drejt një stabiliteti, drejt një korrigjimi të shpejtësisë së rritjes së çmimeve, por asnjëherë drejt një uljeje sepse nuk ka asnjë shenjë..”, shtoi Pipiria.

Ekspertët theksojnë se demografia do të ketë rol përcaktues në të ardhmen e sektorit të ndërtimit. Largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve pritet të ulë kërkesën e brendshme, ndërsa mbetet e paqartë nëse ekonomia shqiptare do të arrijë të tërheqë mjaftueshëm qytetarë të huaj për të blerë prona në vend, sidomos nëse Shqipëria avancon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Next Post
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me...”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

November 2, 2026
Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

November 2, 2026
Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

November 2, 2026
Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In