• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

by A. Q
02/11/2026 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji nëntor do të jetë i mbushur me angazhime për ekipet Kombëtare të Shqipërisë, të cilat do të zbresin në fushë në kompeticione zyrtare, ndeshje miqësore dhe turne zhvillimorë, me synimin për të arritur rezultate pozitive dhe për të vijuar punën përgatitore në të gjitha nivelet.

Nga Kombëtarja A, që do të luajë dy ndeshjet e fundit të edicionit të Nations League, te përfaqësueset e moshave, që do të vijojnë rrugëtimin në kualifikueset e Europianit 2027, nëntori do të sjellë një kalendar të ngjeshur për futbollin kuqezi.

Kombëtarja A, dy sfida vendimtare në Nations League

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të grupit C1 në Nations League, me objektivin për të mbrojtur vendin e parë në renditje deri në fund të këtij edicioni. Kuqezinjtë do të presin Finlandën më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa më 15 nëntor do të përballen me Bjellorusinë në transfertë, në stadiumin “Illovszky Rudolf” në orën 18:00.

Dy takime të rëndësishme për skuadrën kuqezi, që do të kërkojë ta mbyllë me sukses këtë fazë të kompeticionit.

Kombëtarja U-21, në vijim të përgatitjeve për Europianin 2027

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet me Luksemburgun më 13 nëntor dhe me Spanjën më 17 nëntor. Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, duke i dhënë ekipit mundësinë të testojë grupin dhe të vijojë përgatitjet për këtë aktivitet madhor.

Kualifikueset e Europianit 2027 për U-19 dhe U-17

Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027. Shqipëria do të përballet me Qipron më 11 nëntor dhe me Armeninë më 14 nëntor, në stadiumin “Sotira Municipal”, me synimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë fazë të garës.

Ndërkohë, Kombëtarja U-17 do të luajë në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-17 2027, në një mini-turne që do të zhvillohet në Shqipëri. Kuqezinjtë do të përballen me Suedinë më 11 nëntor, Skocinë më 14 nëntor dhe Finlandën më 17 nëntor. Të tria ndeshjet do të luhen në “Elbasan Arena”, në orën 14:00.

Vajzat U-19, në garë për Europianin 2027

Edhe Kombëtarja U-19 e vajzave do të jetë e angazhuar në nëntor, me ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027.

Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Qipros më 27 nëntor, ndërsa më 30 nëntor do të përballet me Moldavinë. Të dyja takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00, duke e kthyer kompleksin e FSHF-së në një tjetër pikë të rëndësishme të aktivitetit ndërkombëtar gjatë këtij muaji. Kombëtarja U-19 e vajzave do ta mbyll turneun me ndeshjen e fundit ndaj Letonisë më 3 dhjetor, në orën 14:00, po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja U-15, tri ndeshje në turneun UEFA Development

Një tjetër angazhim për grupmoshat do të jetë turneu zhvillimor UEFA Development, ku do të marrë pjesë Kombëtarja U-15.

Shqipëria do të luajë tri ndeshje në “Shtëpinë e Futbollit”, përkatësisht ndaj Irlandës së Veriut më 19 nëntor, Polonisë më 21 nëntor dhe Ishujve Faroe më 24 nëntor. Përtej rezultateve, ky aktivitet do t’u shërbejë futbollistëve të rinj për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të vijuar zhvillimin e tyre.

Kombëtarja e futbollit amator dhe ajo e futsallit, në sfida ndërkombëtare

Angazhimet e nëntorit do të përfshijnë edhe Kombëtaren e futbollit amator, e cila do të luajë dy ndeshjet e fundit në kuadër të UEFA Regions’ Cup. Shqipëria do të përballet me Piemonte Valle d’Aosta më 1 nëntor dhe me NI Eastern më 4 nëntor. Të dyja takimet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.

Ndërkohë, Kombëtarja e futsallit do të nisë rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor, në orën 15:30, në sallën sportive “Humenne”, në Sllovaki.

Me një kalendar të pasur në të gjitha nivelet, nëntori do të jetë një muaj i rëndësishëm për futbollin shqiptar, me Kombëtaret që do të kërkojnë të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi, të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe të hedhin hapa të mëtejshëm drejt objektivave të tyre. /RTSH/

Kombëtarja A

Shqipëri vs Finlandë, 12.11.2026, 20:45, “Air Albania

Bjellorusi vs Shqipëri, 15.11.2026, 18:00, “Illovszky Rudolf Stadion”

Kombëtarja U-21

Shqipëri U21 – Luksemburg U21, 13.11.2026, 19:00, “Air Albania”

Shqipëri U21 – Spanjë U21, 17.11.2026, 19:00, “Air Albania”

Kombëtarja U-19, raundi i dyte i kualifikueseve per Euro U-19 2027

Shqipëri U19 – Qipro U19, 11.11.2026, 13:30, “Sotira Municipal Stadium”

Armeni U19 – Shqipëri U19, 14.11.2026, 13:30, “Sotira Municipal Stadium”

Kombëtarja U-19 e vajzave, Raundi i pare i kualifikuese te EURO U-19 2027 per vajza

Qipro U19 – Shqipëri U19, 27.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U19 – Moldavi U19, 30.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Kombëtarja U-17, raundi i pare i kualifikueseve per Euro U-17 2027

Suedi U17 – Shqipëri U17, 11.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”

Skoci U17 – Shqipëri U17, 14.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri U17 – Finlandë U17, 17.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-15, turneu zhvillimor UEFA Development

Shqipëri U15 – Irlandë e Veriut U15, 19.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U15 – Poloni U15, 21.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U15 – Ishujt Faroe U15, 24.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Kombëtarja e futbollit amator, UEFA Regions’ Cup

Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëri, 01.11.2026, 14:00, “Egnatia Arena”

Shqipëri – NI Eastern, 04.11.2026, 13:30, “Egnatia Arena”

Kombëtarja e Futsallit

Bjellorusi – Shqipëri, 06.11.2026, 15:30, Salla sportive “Humenne”, Sllovaki

Next Post
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In