• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në fokus/ Nuland: Ka një propozim të ri në tavolinë, SHBA e mbështet

by Java News
10/07/2016 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar/ Pas perfundimit të takimit me Kryeministrin Edi Rama, Victoria Nuland ka folur për ekzistencen e një propozimi të ri që mund të sjellë përmbylljen e ngërcit mes maxhorancës dhe opozitës ne lidhje me reformën në drejtësi. Ajo ka theksuar se, ky muaj është moment i vështirë për demokracinë shqiptare dhe se propozimi i ri është në diskutim mes opozitës e maxhorancës. Nuland e ka cilësuar këtë propozim të sjellë nga Ambasadorët Lu e Vlahutin, si një propozim “hibrid” mes qeverisë, opozitës e Venecias.

“Negociatorët në të dyja anët kanë punuar mjaft fort dhe drafti është thuajse drejt përfundimit. BE dhe SHBA është shumë krenare që ka tentuar të bëjë më të lehtë këtë bashkëpunim përmes Donalnd Lu e Romana Vlahutin. Në një përpjekje për të mbyllur këtë hapësirë të fundit mes dy palëve, ambasadorët Lu e Vlahutin, në orët e fundit kanë propozuar një zgjidhje e re për të dyja palët. Është një propozim “hibrid” që merr në konsideratë ide nga qeveria e shqipërisë, opozita si dhe është gjithashtu në përputhje me Venecian. Ky propozim ka suportin tim dhe të SHBA-ve”- tha Nuland.

Pyetjes nëse Rama dhe Basha ishin dakort me këtë propozim, Nuland i është përgjigjur duke thënë se në të dyja takimet që ka patur, ka vënë re se të dy drejtuesit e politikës shqiptare duan të gjejnë kompromis.

“Unë mund të them sinqerisht se në të dyja takimet mes liderëve Basha e Rama… ata të dy treguan dëshirën për të rënë dakort, për të arritur në një marrëveshje. Nuk është një sekret për ju këtu që politika është dicka e fortë në këtë vend, por gjithashtu kam ndjerë se të dy e ndiejnë se ka ardhur koha për lidership.“- shtoi Nuland.

FJALA E NULAND

Nuland: Mirmbrëma, është e mrekullueshme që rikthehem në Tiranë. Do ta bëjnë shkurt sepse është finalja e Europianit!

Kjo është vizita ime e 4 në Tiranë dhe kam qenë këtu dhjetëra herë përgjatë karrierës sime në departament. SHBA është shumë krenare që është një aleate e saj për këto 25 vite të demokracisë shqiptare. Shqipëria ka një vend të veçantë edhe në zemrën time pasi kam qenë ambasadore e SHBA-ve në kohën kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Dua të them se ky është një moment vendimtar për demokracinë shqiptare. Reforma në drejtësi që parlamenti është duke punuar dhe për të cilën janë duke negociuar partitë, është jetik për demokracinë e vendit.

Do të jetë një kontribut esencial për të mposhtur kulturën e pandëshkueshmërisë. Dhe sic e dini 91% e shqiptarëve kërkojnë një reformë në drejtësi. Është gjithashtu një hap esencial, që të marrë hapin tjetër në integrimin drejt BE-së.

Negociatorët në të dyja anët kanë punuar mjaft fort dhe drafti është thuajse drejt përfundimit. BE dhe SHBA është shumë krenare që ka tentuar të bëjë më të lehtë këtë bashkëpunim përmes Donalnd Lu e Romana Vlahutin. Në një përpjekje për të mbyllur këtë hapësirë të fundit mes dy palëve, ambasadorët Lu e Vlahutin, në orët e fundit kanë propozuar një zgjidhje e re për të dyja palët. Është një propozim “hibrid” që merr në konsideratë ide nga qeveria e shqipërisë, opozita si dhe është gjithashtu në përputhje me Venecian. Ky propozim ka suportin tim dhe të SHBA-ve- tha Nuland.

……………………………

Zv.Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka “zbarkuar” në Tiranë me misionin për të dhënë mesazhin e SHBA në lidhje me reformën në drejtësi.

E teksa në takimin me Bashën, ky i fundit është shprehur se opozita nuk ndryshon qëndrim dhe kërkon konsensus, në bashkëbisedimin me Ministrin e Jashtëm, Nuland është shprehur se për SHBA-në, reforma në drejtësi është prioritare në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pas takimit me zyrtaren e SHBA-së, lideri i opozitës ka dhënë edhe një herë idenë e një qëndrimi të palëkundur të PD-së në lidhje me propozimin e saj të për mënyrën sesi do të kruhet vettingu, duke shtuar se në tavolinën e maxhorancës është një propozim dhe se pa konsensus politik mes palëve nuk ka një reformë në drejtësi.

Ora 17:15 Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Rama dhe Nuland. Tashmë pritet konferenca për shtyp ku zyrtarja amerikane do të japë mesazhet e saj në emër te SHBA.

ORA 18: 25 Pas takimit me Bashën në hotel “Rogner” zyrtarja amerikane Victoria Nuland i është drejtuar Kryeministrisë ku do të ketë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.

ORA 16:30 Basha: Nuk tërhiqemi nga propozimi yne, duhet konsensus, Nuland negociatore? Ka qenë kaherë e tillë

 Lideri i opozitës ka përfunduar takimin e tij me zyrtaren e SHBA Nuland, duke thënë se e ka informuar atë në lidhje me propozimin e ri të PD-së në lidhje me reformën në drejtësi. Basha u shpreh se pa konsensus midis maxhorancës dhe opozitës nuk mund të ketë një reformë në drejtësi. Lideri i opozitës tha se zv ndihmës Sekretarja e Shtetit Nuland ka qenë përherë një negociatore për të mirën e Shqipërisë, kur u pyet nga gazetarët nëse ka marrë apo jo garanci nga ajo, nëse do të bëhet një ndërmjetëse mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me reformën.

“Një mikeshë e vjetër e shqipërisë dhe shqiptarëve e cila vazhdon të japë kontributin e saj duke përfshirë edhe reforma te mëdha, në drejtësi, elektorale, dekriminalizimin dhe frytdhënëse për ta dhe jo për oligarkinë. PD ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për reformën në drejtësi, për një vit e gjysëm ekspertët tanë kanë bërë të mundur përmirësimin thelbësor të një drafti që nisi për të kapur drejtësinë. Sot ka vetëm një cështje që ndan palët, PD e ka bërë të qartë që kërkon zbatimin thelbësor të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias… Kemi bërë 3 propozime; I pari ai i vendeve të rezervuara, i dyti i listave alternative dhe propozimin tonë të tretë i bërë publik të premten. Jemi të bindur se kjo reformë do të mund të miratohet vetëm me konsensus politik mes palëve. Ndaj PD ka lëvizuar nga pozicionet e mëparshme, por ka mbetur e palëkundur nga rekomandimi 88. Jemi të hapur, ftojmë palën tjetër. Kjo reformë mund dhe do të kalojë vetëm me konsensus politik. Rrugë tjetër nuk ka”- tha Basha.

Pyetja e gazetares: A ju premtoi Nuland një rol negociator?

“Nuland ka një rol të cmuar që prej ditës së parë, por nuk mund të flas në emër të saj.

Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë, dhe padyshim këto propozime do të jenë pjesë e rrugës së zgjidhjes. Pala jonë ka një propozim të ri dhe është e gatshme që të diskutojë për të me maxhorancën. Rrugë tjetër përveç konsensusit nuk ka. Diten e mire dhenje te diele te mbare, mirupafshim“- perfundoi lideri i opozites.

……

Ora 15:30 Victoria Nuland ka përfunduar takimin e saj me kryediplomatin Ditmir Bushati në ambietet e Ministrisë së Jashtme. Tanimë zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit do t’i drejtohet takimit të rradhës me Lulzim Bashën, i cili është i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, njëri ndër personat më të afërt të PD me çështjen e reformes ne drejtesi.

I pranishëm do të jetë dhe ish ministri i jashtëm, demokrati Aldo Bumçi. Sakaq Nuland shoqërohet nga ambasadori Lu.

E gjithë biseda do të rrotullohet rreth reformës dhe mesazhit që Nuland do t’i japë Bashës nga SHBA. Pas përfundimit të takimit, pritet që Basha të japë një prononcim për median.

……

Zv/Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka mbërritur tashmë në Tiranë dhe i është drejtuar takimit të saj të parë me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Nuland është parë e shoqëruar nga delegacioni i saj si dhe ambasadori i SHBA në vend Donald Lu.

Fokusi i vizitës së Nuland është pikërisht reforma në drejtësi, e cila ende ndodhet në mes të betejës politike midis maxhorancës dhe opozitës.

Zyrtarja e lartë e DASH do të ketë pas takimit me kryediplomatin Bushati, një bisedë në një hotel të kryeqytetit me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Më pas, në takimin përmbyllës, Nuland do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimeve me tre përfaqësuesit e lartë politik, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland, do të dalë një konferencë për mediat në të cilën do të përcjellë mesazhet e Shtëpisë së Bardhe për politiken shqiptare.

ZBARDHET TAKIMI I NULAND ME BUSHATIN

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, e cila po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Kjo vizitë është dëshmi e një agjende intensive të bashkëpunimit e kontakteve dypalëshe: pas vizitës së Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë dhe takimit ne Shtëpinë e Bardhë të Kryeministrit Rama me Presidentin Obama.

Bashkëpunimi në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rëndësia e miratimit të reformës në drejtësi, bashkëveprimi për sfidat e sigurisë globale dhe perspektiva e rajonit të Ballkanit Perëndimor ishin ndër çështjet e trajtuara në takim. Ministri Bushati e njohu Nuland me zhvillimet më të fundit në vend, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi, si një reformë e një rëndësie parësore në forcimin e shtetit ligjor në vend, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar në përforcimin e sundimit të ligjit në ekonomi dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Ai falënderoi Ndihmës Sekretaren Nuland për mbështetjen e çmuar të Shteteve të Bashkuara për proceset demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor dhe kryerjen e reformave duke theksuar se mbështetja dhe asistenca e ekspertëve amerikanë është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës në drejtësi. Ne këtë kontekst Ministri Bushati u shpreh se:

“Këshillat e SHBA­së kanë qenë të çmuara dhe bashkëpunimi i ngushtë i tyre me BE­në, si dhe mbështetja e pakursyer për reformën tregon rëndësinë dhe koherencën e aksionit tonë të përbashkët. Për ne nuk ka as kthim prapa, as hollim të reformës. Ajo duhet të jetë rrënjësore sepse kështu e kërkon mbi 90% e shoqërisë sonë, e kërkon nevoja jonë për zhvillim”.

Duke u ndalur në bashkëpunimin në kuadër të partneritetit strategjik, Ministri Bushati siguroi mbi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar si partner i vendosur përkrah SHBA­së për stabilitetin, paqen e prosperitetin në rajonin tonë e më gjerë, si dhe në drejtim të përballimit të sfidave të sigurisë globale.

Ndihmës Sekretarja Nuland shprehu mbështetjen e SHBA­së në proceset demokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Ajo theksoi se reforma në drejtësi mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA­Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE­së.

Në vazhdën e vendimeve të marra gjatë Samitit të NATO­s në Varshavë, Nuland vlerësoi rritjen e kontributeve të Shqipërisë në kuadër të misioneve të aleancës dhe luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

java/a.k

Next Post

FOTOT/ Si dhe ku e kaluan VIP-at shqiptarë fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In