• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia/ Tom Doshi pro, apel ndaj deputetëve të PD: Votoni draftin

by Aalison Pearse Stevens
25/06/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nuk ka asnjë dilemë që deputetët që kanë marrë votën në zgjedhjet e vitit 2013 nën siglën e PS apo dhe të mazhorancës së majtë do të votojnë pro draftit aktual të reformës në drejtësi. Në këtë mënyrë shtohen gjithnjë e më shumë votat pro draftit për Reformën në Drejtësi, pa pikën e famshme 88, e cila mundëson shtrirjen e duarve të politikës mbi drejtësinë e re.

Deputeti tashmë i pavarur Tom Doshi nuk ka dilema sa i takon projektit kushtetues për reformimin e drejtësisë. Deputeti Doshi ka deklaruar për mediat se vota e tij do të jetë pro projektit të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT dhe mbështetur nga partnerët tanë SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi.

“Vota ima do të jetë pro draftit për Reformën në Drejtësi. Është një përgjegjësi, të cilën na e dikton populli. Ne jemi votuar për të përfaqësuar popullin në Parlament. Dhe shqiptarët duan Reformën në Drejtësi”, ka thënë Doshi.

Njëherësh në lidhje me një grup të mundshëm brenda PD përkrah draftit për reformën në drejtësi, Doshi apelon:

“Ftoj deputetët e PD të marrin përgjegjësi individuale përballë reformës më të rëndësishme të këtyre viteve”.

Nga ana e tyre deri më tani deputetët që janë shquar kundër rrymës brenda PD dhe që kanë një mendim të vetin në politikë, nuk kanë një qëndrim të qartë për votën që do të hedhin në seancën e Kuvendit kur të startojë për votim drafti i reformës në drejtësi. Madje as ish-kreu i PD Eduard Selami, që cilësohet rëndom si “njeriu i amerikanëve” ende nuk ka një qëndrim të qartë, përveçse deklaratave dhe thirrjeve se nuk duhet dalë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Me. Ar

Next Post

"Çelësi"/ Prangoset tmerri i Tiranës, grabiti dhjetëra banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

February 12, 2026
VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

February 12, 2026
Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In