• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësi: Prokurori s’do zgjidhet nga Presidenti

by
29/07/2015 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 8 muaj pune ekspertet pranë komisionit te reformës ne drejtësi, kane hartuar një draft­strategji për 52 faqesh se cilat janë ndërhyrjet qe duhen bere për te reformuar sistemin.

Sipas këtij dokumenti problemet kryesore që prekin sistemin tonë të drejtësisë e kanë origjinën tek kushtetuta prandaj dhe është e nevojshme ndërhyrja ne ligjin themelor te shtetit ne 5 kapituj te saj; ne pjesën e katërt qe flet për presidentin e republikës, ne pjesën e tetë per Gjykatën Kushtetuese, pjesën e nëntë per gjykata, pjesën e dhjetë qe është Prokuroria dhe pjesa e njëmbëdhjetë.

Një nga propozimet me interesante te eksperteve është ndryshimi i procedurës per zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm, i cili aktualisht emërohet nga presidenti me pëlqim te parlamentit. Sipas eksperteve duhet ndërhyre ne kushtetute per numrin nje te organit te akuzës. Ndryshimin e procesit të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i atribuar këshillit të prokurorisë të drejtën për t’i propozuar presidentit dy kandidatë të kualifikuar.

Ne lidhje me Presidentin e Republikës drafti parashikon hartimin e nje ligji te posaçëm per institucionin e kreut te shtetit, por njëherësh e heq atë nga drejtimi i KLD, institucion per te cilin jane parashikuar disa ndryshime. Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti të mos jenë në përbërje të KLD­së. Ngushtimin e diferencës së tanishme midis numrit të anëtarëve nga radhët e gjyqësorit dhe atyre të jashtëm, ku anëtarët e gjyqësorit do të ruajnë shumicën e vendeve në KLD. Sipas eksperteve duhet pare mundësia e organizimit te KLD­së në dy dhoma, nëse prokuroria do të jetë pjesë e gjyqësorit, përkatësisht: këshilli për gjyqësorin dhe këshilli për prokurorinë, ndërkohe qe konferenca e gjyqësorit do te suprimohet.

Nen ombrellën e KLD sipas eksperteve duhet te hyje edhe Gjykata e Larte. Shqyrtimin e mundësisë për ta bërë gjl­në pjesë integrale të sistemit gjyqësor dhe rrjedhimisht shtrirjen e kompetencave të KLD­së mbi të. Per Gjykatën Kushtetuese drafti propozon zgjedhjen e anëtareve te saj me shumice te cilësuar ndryshe nga tani qe zgjidhen me 71 vota Shmangien e politizimit të procesit të emërimit dhe përbërjes së gjykatës kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar.

Ne planin e veprimit te hartuar nga ekspertet është parashikuar qe ndryshimet dërmuese përfshi ato ne Kushtetute te realizohen deri ne fund te ketij viti, ndërkohe qe amendimi i ligjeve do te vazhdoje deri ne 2016. /Vizionplus.tv/

Next Post

Mjeku e deklaroi të vdekur, 92 vjeçarja u zgjua në frigorifer!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In