• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Naço takon ambasadorin Lu dhe ambasadorin austriak

by
08/07/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti në një takim ambasadorin e SHBA-se, Donald Lu dhe ambasadorin e Austrisë, Thomas Schnoll. Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e reformimit të sistemeve të së drejtës për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ministri Naço gjithashtu u njoh me nismën “Komiteti i Nenit 5,” një iniciativë e përbashkët e ambasadave të SHBA-së dhe të Austrisë në Tiranë. Objektivi kryesor i saj është përmirësimi i situatës ligjore për trajtimin e atyre fëmijëve, prindërit biologjikë të të cilëve nuk janë në gjendje të kujdesen dhe vendosin për lënien e tyre për birësim. Ambasadorët vunë në dukje nevojën për t’i ndihmuar këta fëmijë në gjetjen e një familjeje dhe shtëpie të re sa më shpejt, duke minimizuar pengesat e mundshme burokraktike.

Ministri Naço vlerësoi interesin e shfaqur nga ambasadorët lidhur me këtë çështje të ndjeshme dhe garantoi vëmendjen e veçantë të institucionit që ai drejton. Në lidhje me ndryshimet ligjore që propozohen përmes nismës “Komiteti Neni 5”, ministri Naço u shpreh se paralelisht do të ishte e nevojshme edhe nisja e një fushate ndërgjegjësuese me synimin për të ndryshuar perceptimin e çështjes së adoptimit në vend.

Ministri i Drejtesise,  Nasip Naço takon Ambasadorin e SHBA-se ne vendin tone,  Donald Lu (1)

“Rritja e ndërgjegjësimit, nisja e një fushate publike informuese lidhur me këtë çështje, bashkarisht edhe me miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për fëmijët, do të garantojë suksesin e kësaj nisme, e cila mendoj se kërkon koordinim të plotë për të pasur një rezultat pozitiv”, u shpreh ministri Naço

Ambasadori Lu vlerësoi qasjen e kujdesshme të ministrisë së Drejtësisë ndaj kësaj çështjeje delikate dhe siguroi ministrin Naço se Departamenti i Shtetit do të vijonte të ishte një partner në sigurimin e të drejtave të fëmijëve.

Ndërkaq, ambasadori Schnoll theksoi se puna e bërë nga nisma “Komiteti i Nenit 5”, si dhe angazhimi i ministrit të Drejtësisë për të diskutuar dhe për t’u konsultuar publikisht me të gjithë aktorët, mbi ndryshimet ligjore të kërkuara, është një tregues se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për plotësimin e standardeve të Bashkimit Europian.

Bashkëbiseduesit theksuan se gjetja e një zgjidhjeje sa më të mirë dhe të shpejtë për fëmijët e braktisur, birësimi i tyre në familje të përshtatshme, si dhe kontrolli në vijimësi i cilësisë së kushteve që këta fëmijë do të gëzojnë në familjet birësuese, duhet të mbetet në fokusin e këtyre ndryshimeve ligjore dhe punës së përditshme të organeve ligjzbatuese në vend. Gjithashtu, u theksua nevoja që të garantohet mbrojtja dhe mirërritja e fëmijëve që ndodhen nën kujdesin e institucioneve publike. ATA

Next Post

BE nxit ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com