• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BE nxit ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë

by
08/07/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean- Eric Paquet, u shpreh i shqetësuar me dështimin e parlamentit të Kosovës që të votojë ngritjen e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi në kuadër të procesit të stabilizim asociimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Ai tha se është e qartë se një proces i tillë nuk është i lehtë, por shfaqi shpresën se kjo çështje të rishikohet dhe të zgjidhet.

“Nuk besoj se mund ta theksoj mjaftueshëm rëndësinë që ka ngritja e Gjykatës për Kosovën dhe pozitën e saj në komunitetin ndërkombëtar si dhe besueshmërinë e përkushtimit politik që është bërë në këtë proces”, tha ai, duke nënvizuar se gjykata do të vendosë  drejtësi për viktimat dhe do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Më 26 qershor parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës. Institucionet e Kosovës thanë se po përpiqen të gjejnë rrugën për të hedhur sërish në debat këtë çështje si një detyrim ndërkombëtarë ndërsa opozita ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i deputetëve të parlamentit dhe të hiqet dorë nga themelimi i saj në formën si është ofruar në parlament.

Debati për gjykatën është përcjellë më shumë reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Por, zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri. Dështimi i Kosovës do të mund të pasqyrohej edhe në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe marrëveshjen e stabilizim asocimit, të cilën Kosova e përfitoi në shkëmbim të angazhimit në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zoti Paquet, tha se ka shqetësime edhe me mungesën e përparimit në këto bisedime, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e shpejtë të tyre.

“Kjo është shumë me rëndësi për normalizimin por është me rëndësi edhe për të ardhmen e Kosovës dhe sjellë përfitime për Kosovën në ekonomi dhe në ardhmërinë e saj evropiane”, tha ai.

Bisedimet i mundësuan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por hapja e kapitujve të këtyre negociatave varet nga zbatimi i marrëveshjeve.

Kjo çështje pritet të jetë temë e vizitës në Beograd të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ngulë këmbë në qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. VOA

Next Post

29 çekë i zë korrenti në pishinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

July 22, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

July 22, 2026
DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

July 22, 2026
Turi i dytë i Champions League, Egnatia ëndërron, gati për të shkruar historinë ndaj Celjes

Turi i dytë i Champions League, Egnatia ëndërron, gati për të shkruar historinë ndaj Celjes

July 22, 2026
Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

July 22, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

July 22, 2026
“Banda e Durrësit ‘hoqi qafe’ Vis Martinajn”, gazetari ngre alarmin: Mund ta ‘ngrenë stekën’ shumë lart dhe t’i ‘presin kokën’ edhe…

Mbyllen hetimet për “Metamorfoza 2”, SPAK çon për gjykim Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur të tjerë

July 22, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

July 22, 2026
“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

July 22, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Të premten rikthehen reshjet, në fundjavë mot me diell

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In