• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, Manjani: Brenda marsit konsultim politik për ndryshimet kushtetuese

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi të premten se “reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e thellë dhe transparente”, ndërsa shprehu bindjen se është plotësisht i mundur miratimi i ndryshimeve kushtetuese brenda muajit mars. I ftuar në një emision televiziv, Manjani u shpreh se “në qoftë se ne hyjmë sa më parë të jetë e mundur në një proces konsultimi politik, të domosdoshëm për të siguruar hapësirën konsensuale për këtë çështje, është plotësisht i mundur miratimi i ndryshimeve kushtetuese brenda muajit mars”.

I pyetur mbi mosdekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Bujar Nishani. Manjani tha se “nuk ka një mosdekretim, por ka një ushtrim të kompetencave kushtetuese nga ana e Presidentit”. “Është herët të themi që ka një përplasje. Brenda 7 ditësh Presidenti i Republikës i duhet të dekretojë propozimet e Kryeministrit. Kjo është Kushtetuta dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë më”, tha ai. Sa i përket çështjes së muhaxhedinëve, ministri Manjani deklaroi se “kjo çështje nuk është diskutuar në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry”.

Ai theksoi gjithashtu se as çështja e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk ka qenë në fokus të bisedimeve. “Kemi biseduar për rëndësinë e reformës në drejtësi në tërësi. Z. Kerry qartazi e theksoi në mënyrë të përsëritur nevojën për një reformë në drejtësi të thellë, transparente, bashkëpunuese dhe si një sfidë të shtetit shqiptar në mënyrë të veçantë për të thithur investimet e huaja. Kjo ka qenë mesazhi i qartë me tekst të drejtpërdrejt i z. Kerry për ne”, tha Manjani. “Të gjithë janë dakord me faktin e domosdoshmërisë së reformës. Kemi shpallur një dakordësi për t’iu referuar rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe besoj që me ardhjen përfundimtare të këtyre rekomandimeve, ndoshta edhe më shpejt, mund të fillohet kjo puna”, tha ai.

Next Post

Boks, Gjetan Keta fiton duelin me turkun Uzun, shpallet kampion Interkontinental

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

June 25, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

June 25, 2026
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

June 25, 2026
Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In