• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi, Hysi paralajmëron tjetër sesion të jashtëzakonshëm gjatë verës

by A R
23/05/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me miratimin e kandidaturave të opozitës për anëtarë të komisioneve “ad hoc” për vettingun mbrëmjen e djeshme në seancën e jashtëzakonshme plenare, duket se po ecet me hapa të shpejtë në këtë drejtim. Arritja e marrëveshjes PS-PD dhe dakordësia për të ecur përpara me realizimin e vettingut, ka bërë që palët të ulen që ditën e sotme në tryezën e komisionit të posaçëm.

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Vasilika Hysi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha e në mbledhjen e sotme ka nisur puna për verifikimin e kandidatëve.

“Është një çlirim në radhë të parë për të gjithë shqiptarët. Vettingu padyshim ishte kryefjala në këtë proces. PS kishte primare realizmin e reformës në drejtësi, dhe ky ishte një zhvillim pozitiv. Ne sot nisëm punën për verifikimin e kandidaturave. Besoj të gjithë shqiptarët janë ndjerë të lirë, dhe kjo ndihet në të gjitha mjediset. Nuk kemi më kohë për të humbur, dhe shqiptarët presim më shumë sesa është bërë në këto 4 vite, presin realizmin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një rikthim i besimit tek investitorët e huaj, dhe jo vetëm pastrim i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Reforma në drejtësi dhe vetë vettingu është një nga instrumentet për të luftuar një sërë problematikash në vendin tonë. Tashmë është arritur një marrëveshje në të mirë të gjithë shqiptarëve. Jam e bindur se edhe pas 25 qershorit, situata do të jetë më e mirë”, u shpreh Hysi.

Deputetja socialiste tha se pas seancës së mbrëmshme plenare, për komisionit “ad hoc” të ky është fillimi i punës, për një proces që do të zgjasë përgjatë gjithë sezonit veror. Hysi tha se brenda verës pritet të thirret një tjetër sesion i jashtëzakonshëm plenar, për të votuar listën e konsoliduar me emrat për vettingun.

“Opozita solli kandidaturat për komisionet e vetingut dhe ne sot u konstituuam dhe kemi filluar me marrjen e dosjeve të kandidatëve. Nuk do të ketë pushim të punës për komisionerët, qoftë të mazhorancës, qoftë të opozitës. Me përfundimin e punës nga komisionet e verifikimit, do të vijohet me përzgjedhjen. Edhe opozita e ka shprehur vullnetin e saj për bashkëpunim, dhe parashikohet të ketë një sesion tjetër plenar brenda verës. Do të votohet lista e konsoliduar e vettingut. Besoj se bllokimi që bëri opozita me çadër për 3 muaj shkaktoi një dëm të madh. Shpresoj që kjo mos përsëritet pasi nuk ndihmon askënd. Me realizmin e vettingut më pas ngrihen edhe institucionet e tjera të gjyqësorit. Të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve nuk mund të plotësohen pa u ngritur komisionet e vettingut që do të bëjnë vlerësimin. Kemi humbur shumë kohë për shkak të bojkotit të opozitës, por tashmë me arritjen e marrëveshjes shpresojmë që ky proces të përmbyllet sa më parë”, tha deputetja Vasilika Hysi./BW/a.m.

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Marrëveshja Rama-Basha dhe dështimi i zhurmshëm i pluralizmit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In