• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi/ Hoffmann: Avazi i vjetër “Gjelat nuk votojnë për Krishtlindje”, i gabuar

by A R
04/12/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj është takuar me James Ëalsh, Zëvendës Sekretar Shteti, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikët, Departamenti i Shtetit, SHBA.

Burime për DITA bëjnë të ditur se temë e diskutimit ka qenë rëndësia që ka reforma për vendin dhe nevoja për implementimin shpejtë të saj. Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta.

Ndërkohë, në tryezën e sotme konsultative për reformën në drejtësi, ambasadori gjerman në vendin tonë, Hellmut Hoffmann, u ka bërë edhe njëherë të qartë autoriteteve shqiptare dhe aktorëve politikë sesa e rëndësishme është reforma në drejtësi në çuarjen përpara të procesit të integrimit europian.

“Duhet kryer një verifikim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve duke filluar nga maja si pjesë thelbësore e një reforme gjyqësore në Shqipëri. Ky verifikim nuk duhet të përfundojë në një farsë të pakuptimtë, thjesht si formalitet. Duhet të jetë e qartë që instrumentet disiplinorë duhet të përdoren vazhdimisht edhe pas këtij verifikimi sa herë të jetë nevoja. Nuk lë përshtypje fare të mirë fakti që janë përdorur kaq pak instrumentet ligjore që janë ekzistuese për ta pastruar gjyqësorin. Pikëpamja e përhapur që ka shumë kundërshti ndaj reformës në sistemin gjyqësor sepse disa funksionojnë sipas avazit të vjetër që gjelat e detit nuk mund të votojnë për Krishtlindjet është jashtëzakonisht e dëmshme për reputacionin e Shqipërisë”, tha Hoffman.

Ambasadori francez, Bernard Fitoussi, ishte më konkret në komentet e tij, kur tha se teksti i Kushtetutës aktuale nuk garanton një pavarësi dhe profesionalitet të shtetit të së drejtës.

Vërejtje pati edhe lidhur me zgjerimin e listës së institucioneve që mund të kenë akses në gjykatën kushtetuese, pasi sipas tij kjo krijon mbingarkesë dhe si rrjedhojë mosefikasitet të këtij institucioni. Gazeta Dita

Next Post

Studimi/ Ja çfarë pornografie shohin femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In