• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi e ka fajin!

by Mero Baze
11/02/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Reagimi i parë dhe normal, është ai që kërkon të ankimohet çështja dhe të verfikohet integriteti i trupit gjykues nga institucionet e reja që ka krijuar nga Reforma në Drejtësi.

Kjo vjen nga zyrtarë të lartë të qeverisë, të drejtësisë dhe institucionet ndërkombëtare.

Reagimi tjetër cinik është jo kundër gjyqtarëve, por kundër Reformës në Drejtësi. Në të vërtetë ky reagim nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë, por është vazhdimi i luftës kundër Reformës në Drejtësi, edhe duke përdorur arsye përse duhej kjo reformë, që janë gjyqtarët e këtij tipi.

Si shumë politikanë që tentuan të bllokojnë Reformën në Drejtësi edhe mbështetësit e tyre, tentojnë ta shikojnë këtë vendim si fryt i reformës, ndërkohë që e vërteta është se Reforma është fryt i kësaj maskarade gjyqtarësh të cilët e bënë të nevojshme atë.

Gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim, janë ende të pa kaluar në ‘sitën’ e Vettingut dhe si shumë të tjerë i shikojnë orët e fundit të tyre në drejtësi, si një rast për të bërë nderet e tyre. Biles, nëse ka një kohë, që është e zezë për drejtësinë, është kjo para verifikimit final të çdo gjyqtari dhe prokurori nga Reforma në Drejtësi.

Të gjithë ata që e dinë vetë se çfarë kanë bërë dhe që nuk kanë shans ta kalojnë Vettingun, janë sot trupa më e papërgjegjshme e sistemit të drejtësisë. Dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa bërë që të mos bëhej Reforma në Drejtësi janë sot avokatët e tyre.

E vërteta është se Reforma në Drejtësi ka peshën e saj të fajit në atë vendim. Ajo është shkaktare përse ata gjyqtarë ulin standardin e gjykimit deri në këtë shkallë. Reforma në Drejtësi është me të vërtetë problemi i atyre gjyqtarëve, pasi ajo do t’i nxjerrë nga sistemi. Në këtë kontekst është e vërtetë që Reforma në Drejtësi i ka shtyrë në mëkat, por i ka shtyrë drejt mëkatit të fundit.

Fakti që Reforma në Drejtësi po zbatohet dhe institucionet po ngrihen, pavarësisht pengesave, i ka bërë të pashpresë një kategori të tillë nga njerëzit e drejtësisë. Për këtë arsye, ja vlen ta fajësojmë Reformën në Drejtësi, por jo si një e ardhme e keqe, por si një fund i së keqes.

Pikërisht prej frikës së saj, ata që e ndjejnë veten të ikur, po përpiqen të bëjnë gjëmat e fundit. Dhe pikërisht prej saj, ata që nuk e deshën, po përpiqen të anashkalojnë fajtorët e vërtetë dhe arsyet e vërteta të vendimit të tyre, me shpresë se mund të hedhin sërish një gur mbi reformën.

Ajo e ka fajin! Dhe ajo e ka vërtet. Po i detyron “ujqërit” e drejtësisë të dalin vetë nga strofkulla.

Next Post
Pesë persona për ta ndihmuar në tapetin e kuq, Cardi B shfaqet me fustanin e çuditshëm

Pesë persona për ta ndihmuar në tapetin e kuq, Cardi B shfaqet me fustanin e çuditshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In