• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Çfarë i ofroi Nuland Bashës dhe kërkesa e liderit të opozitës

by Java News
11/07/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vizitën e saj 4- orëshe në Tiranë, ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, u dorëzoi palëve propozimin e fundit amerikan për zgjidhjen e ngërçit mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën në Drejtësi.

Ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, dhe ambasadori Donald Lu, dje në Tiranë
Ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, dhe ambasadori Donald Lu, dje në Tiranë

Nuland u takua me ministrin e Jashtëm. Bushati, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe Kryeministrin Rama. Burime nga takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Basha, thanë dje se zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit ka propozuar një formulë të re për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit të vetingut.

Sipas formulës së re, mësohet se opozita do të ketë më shumë rol në procesin e seleksionimit të kandidaturave të propozuara për në komisionin e vetingut. Në këtë mënyrë, gjendet një rrugë e mesme, mes këmbënguljes së opozitës për vende të rezervuara në komisionin e vetingut dhe qëndrimit të palëkundur të maxhorancës për të mos prekur formulën e deritanishme për përbërjen e komisionit të vetingut.

Mësohet se gjatë takimit me Nuland, ku kanë marrë pjesë dhe nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, dhe nënkryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit, Aldo Bumçi, kreu i opozitës i ka paraqitur zyrtares amerikane dhe shqetësimin e tij për rolin ekzekutiv që i jepet në draftin aktual monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Basha i ka paraqitur zonjës Nuland propozimin që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të mos ketë kompetenca ekzekutive, por kompetenca vëzhguese dhe monitoruese. Ai ka kërkuar që të gjendet një formulë ku të mos jenë ndërkombëtarët ata që do të gjykojnë dhe vendosin se cilët nga lista e kandidatëve duhet të jenë anëtarë të komisionit të ventingut, por kjo të bëhet nga përfaqësuesit që Parlamenti do të zgjedhë.

Mësohet se Nuland ka premtuar që do ta shohë këtë propozim dhe mund të ketë një qëndrim për të. Ndërkaq palët kanë mbledhur dje përfaqësuesit e tyre në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi për të bërë një vlerësim të propozimit të ardhur nga SHBA-të dhe për të pasur që nesër një qëndrim zyrtar ndaj tij.

BASHA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje pas takimit me ndihmëssekretaren e Shtetit, Nuland, se Reforma në Drejtësi do të kalohet vetëm përmes konsensusit politik.

“Ne jemi të bindur se kjo reformë mund dhe duhet të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë për Reformën në Drejtësi, veç konsensusit politik mes palëve. Ndaj Partia Demokratike ka kontribuar me këtë propozim, duke lëvizur nga pozitat e saj sa u përket propozimeve të mëparshme, por duke mbetur besnike e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”, tha Basha.

Ai i kërkoi palës tjetër që të reflektojë duke parë propozimet si pjesë e rrugëzgjidhjes. “Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Pa dyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për t’u konfirmuar është vullneti i palës tjetër. Pala jonë ka një propozim mbi tavolinë, ka vullnetin të diskutojë këtë propozim. Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv të diskutojë mbi meritat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale t’i hapim rrugë kësaj çështjeje të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për Reformën në Drejtësi”, tha Basha për mediat, pas takimit me Nuland./Panorama/a.k

Next Post

Lëvizja e prokurorit Martini, a janë paguar 150 mijë euro?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In