Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj njoftoi sot fillimin e një reforme të thellë në administratën diplomatike që nis me shkarkimin e 20 punonjësve, ndërsa një tjetër tjetër do të transferohen. Por Cakaj nuk bëri publik emrat, ndërkohë zbulohet emri i diplomatit të parë që është shkarkuar. Ai është Edmond Kumaraku, konsull në Romë.
Burime për Report Tv pohojnë se ai është shkarkuar pas ankesave, ndërkohë që verifikimi kishte nisur prej disa muajsh dhe sot u finalizua me shkarkimin nga detyra. Cakaj deklaroi se nga administrata diplomatike do të largohen të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike. /raport.tv
/a.meta