• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka flet për fitoren, trajnerin e ri, shkarkimin e Panuccit dhe Edi Rejan

by Java News
26/03/2019 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë nga Andorra për Supersport, foli për fitoren, trajnerin e ri dhe shkarkimin e Panuccit.

Ku jemi me tratativat për trajnerin e ri?

Ishim në një situatë emergjente për ndeshjen e sotme, dua të komplimentoj Bulkun me Memën. Duhet të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Kemi humbur një ndeshje me Turqinë, por nuk kemi pse qajmë më. Edhe ekipet e tjera do humbin, dhe dikush do ngecë në këtë fushë të Andorrës. Gëzohem që nuk ishim ne.

Edi Reja pranon kontaktet, por po mendohet. Kush është e vërteta?

Unë e kam takuar pas ndeshjes me Turqinë, kam diskutuar me të se si e pa ai skuadrën. Në bisedë e sipër, më tha se ishte i pakënaqur me atë që dha ekipi në fushë. I thashë që kemi emra të mirë, por natyrisht nuk biseduam për stolin. Tani e tutje do të mendojmë për emrin e trajnerit të ri.

A ka mundësi të jetë shqiptar trajneri?

Nuk mund ta mohoj punën e mirë të Bulkut për këto dy ditë, apo përgatitjen psikologjike që i ka dhënë skuadrës. Kam menduar se skuadra do reagonte, për të ndërruar më mirë trajnerin para Andorrës. Sot pashë ekipin me dëshirë në fushë, edhe pse kishte momente me luhatje dhe ku ishim në stres. Futbollistët me moshë më të madhe dhe më me eksperiencë, morën përsipër ditën e sotme. Mendoj se ka edhe trajnerë të mirë që mund ta drejtojnë Kombëtaren. Fakti që ne nuk kemi pasur një trajner shqiptar deri tani, është se mund të kemi një trajner me eksperiencë më shumë nga jashtë. Gjithsesi, duhet të vëmë në peshë avantazhet dhe disavantazhet e atyre që kemi ne në mendjen, dhe do vendosim. Trajneri vendas njeh më mirë mentalitetin, në të ardhmen ndoshta do të emërohet trajner vendas, por jo në këtë moment. Nuk është e lehtë të flasim sa do zgjatë kontrata me trajnerin e ri, nuk bëhet asnjëherë një plan afatgjatë, por asnjë trajner nuk ka interes të bisedojë vetëm për 6 muaj, të gjithë duan projekt më afatgjatë”.

A jeni penduar që nuk e hoqët Panuccin pas Ligës së Kombeve?

Nuk jam i penduar. Kam pasur bindjen që do e përgatiste më mirë ndeshjen me Turqinë.

Do kemi më shumë lojtarë të thirrur nga U 21?

Ekipi A nuk është për të ngrënë lojtarët, por për të marrë ata që kanë merita. Mendoj se më të mirët janë në ekip Kombëtar.

Trajneri i ri duhet të jetë dikush që e njeh ambientin, jo krejtësisht i ri…

Bota e futbollit është zvogëluar aq shumë, sa që nuk ka trajner që nuk njeh çdo ekip. Njihen specifikat e lojtarëve, me mjetet e informacionit.

Festa pas ndeshjes…

Kishim tension artificial, ishte një ndeshje delikate dhe me shumë presion e përgjegjësi. Andorra prej kohësh po luante e po merrte rezultat të mirë në shtëpi, më vjen mirë që skuadra u soll në mënyrë perfekte.

g.kosovari

Next Post
Përmbytjet/Panariti: Ja pse qeveria e Ramës nuk e do emergjencën

Panariti: Bujqësia shqiptare drejt falimentit, të ulet TVSH-ja për fermerët !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In