• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma, mësuesit do t’i nënshtrohen kualifikimit

by
11/09/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma, mësuesit do t’i nënshtrohen kualifikimit

Mësuesit do t’u nënshtrohen kualifikimeve dhe testimeve të vazhdueshme dhe kjo do të bëhet me qëllim rritjen e nivelit në procesin e mësimdhënies. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka deklaruar se po merren masat e nevojshme në mënyrë që sistemit arsimor t’i rikthehet dinjiteti.

Ai theksoi se mësuesit do të pajisen edhe me kartën e krediteve, e cila do të jetë një pasqyrë e rezultateve dhe ecurisë së tyre në punë. “Synimi ynë është të arrijmë në pikën që çdo mësues të ketë kartën e vet të krediteve, pra, licencën që certifikon shkallën e kapacitetit të çdo mësuesi. Kjo do t’i bëjë mësuesit njëherë e përgjithmonë të paprekshëm kur janë të duhurit dhe të pamundur për të qenë mësues, kur nuk janë të duhurit. Kjo do të bëjë përfundimisht të mundur depolitizimin e plotë dhe vendosjen e meritokracisë reale në të gjithë sistemin, duke i dhënë fund edhe korrupsionit”, tha Rama. Për sa i përket testimi të mësuesve, ai do të bëhet çdo fundviti dhe do të jetë thjesht vlerësues i njohurive për të parë nivelin në të cilin ndodhen punonjësit e sistemit arsimor në vend.

“Testimi i parë kombëtar vitin e shkuar dhe çelja e portalit i ka hapur rrugë, një sistemi automatik, bazuar mbi rezultatet. Testimi do të kryhet në fund të çdo viti për të gjithë ata që duan të rivlerësojnë pikët e tyre, por dhe për të gjithë ata që duan të rrisin besueshmërinë e tyre. Por ajo që është më e rëndësishme është që masat e marra dhe vënia në jetë e komisioneve të posaçme, që do të ndjekin transparencën e procesit nga testimi deri tek emërimi, për çdo emërim dhe çemërim, është një hap që mbyll një cikël historik dhe hap një cikël tjetër”, pohoi Kryeministri Rama. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se këtë vit shkollor nxënësit nuk do të kenë më tekste jocilësore, pasi komisioni i ngritur nga institucioni që ajo drejton ka larguar nga tregu 600 libra me probleme. Për sa u përket librave të klasës së parë dhe të gjashtë, që këtë vit do të jenë të reja, ministrja deklaroi se nuk janë certifikuar ende, pasi pritet vlerësimi nga mësuesit, prindërit dhe shoqëria.

“Ky vit i ri shkollor fillon në sistemin tonë arsimor me 600 tekste të dala nga katalogu ekzistues dhe nga ana tjetër me tekste të reformuara të klasës së parë dhe të gjashtë. Me të njëjtën metodologji do të përzgjedhim tekstet shkollore të klasës së dytë dhe të shtatë dhe të vitit të parë gjimnaz dhe kështu me radhë në vitin e ardhshëm që brenda tri viteve të përmbushim me tekste të reja cilësore. Sigurisht, edhe këto tekste që janë kaluar dhe hedhur në sistem këtë vit për klasën e parë dhe të gjashtë nuk do të certifikohen menjëherë nga MAS, por do të kalojnë edhe njëherë në sitën e një pilotimi në kuptimin e një vëzhgimi nga gjithë mësuesit, prindërit dhe mbarë opinioni”, tha ministrja. Gjithashtu, Nikolla theksoi se këtë vit më shumë fëmijë do të përfitojnë tekste shkollore falas. Kjo do të thotë se familjet do marrin librat pa lekë për fëmijët e tretë dhe në vazhdim nëse kanë më shumë. Nëse një familje ka 5 fëmijë, ajo merr librat falas për dy fëmijët e fundit

Next Post

Nisja e shkollës, ja masat e Bashkisë së Tiranës për të shmangur trafikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In