• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Dule: Kërkesa e PD është legjitime, retorika e Ramës e dëmshme

by Java News
21/06/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, thekson se reforma në drejtësi është me rënësi për vendin, pasi do të mund t’i japë zgjidhje problemeve me të cilat ndeshemi. I ftuar në “Studio e Hapur” në “News24”, Dule u ndal tek situata aktuale politike në vend, dhe raportet mazhorancë-opozitë, sa i takon çështjes së reformës.

Dule tha se kërkesat e opozitës për reformën janë legjitime, duke u shprehur se duhet konsensus mes palëve për realizimin e saj.

Duke vënë theksin tek konsensusi, Dule nuk shprehu qëndrimin e PBDNJ nëse do të votonte apo jo reformën nëse do të shkonte në mënyrë të njëanshme në Kuvend.
Dule ndërkaq, ka komentuar edhe deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit Rama në Kuvend, duke e cilësuar si të padobishme retorikën e përdorur.

Si i shihni debatet mazhorancë-opozitë për reformën në drejtësi?
Reforma në drejtësi është me rëndësi për vendin. Nuk mundesh që në të njëjtën kohë të tregohesh konstruktiv dhe të kërcënosh se në një moment do të shkojmë drejt votimit. Ose do të kemi kompromisin dhe konsensusin, ose do të kemi një peshkim votash nga ana e mazhorancës, ose e treta dhe më e rrezikshmja do të ishte dështimi në votim, dhe humbja përfundimisht i shansit që në këtë legjislaturë të jetë mundësia e votimit.

Si e shini rolin e opozitës?
Nuk është i lehtë roli i opozitës në asnjë vend të botës, e sidomos në raste të tilla të mëdha. Largimin e Berishës nga Kuvendi nuk e shohim si një gjest konstruktiv, pasi e vështirëson jetën parlamentare. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë apo jo e qëllimshme. Përjashtohet për dhunë verbale ish-kryeministri i një vendi, kur fjalori që përdoret në kuvendin tonë ka agresivitetin, fyerjen, të të gjitha palëve.

A mendoni se opozita nuk e do reformën në drejtësi?
Nuk e besoj këtë. Opozita kërkon pikën 88 sipas rekomandimit të Venecias. Për ne është një qëndrim i pranueshëm, dhe nuk ka arsye pse mazhoranca mund të mos japë mirëkuptim. Ne operojmë në një vakum informimi. Sepse u përqendrua reforma në një debat dypalësh. Kur ne mendojmë se do ishte më efektive nëse do ishte një tryezë ndërparlamentare. Ku secila forcë politike të përfaqësohej sipas peshës politike. Çdo opozitë nuk do dëshironte që nëpërmjet të kësaj reforme të lejonte hapësirën më të vogël të mundshme për të ushtruar influencën e vet në të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Ne duam një reformë që mund t’i rezistojë kohës. Nëse do shihni gjithë sistemin tonë është në çdo hap e pranishme politika. Se zgjidhen me konsensus se me 2/3 apo 3/5 është parlamenti që ka fjalën e vet. Për të qenë i saktë seri në fund do të doja të vija në pah dy aspekte për retoriken e kryeministrit. Nuk i falet kryeministrit që në parlament, kur duhet të jetë numri 1 për kompromisin, nuk i falet retorika. Thotë të shihni çdo ndodhe me ju pas reformës, pse reforma na qenka një kërcënim për politikën. Nuk ka arsye për ta bërë këtë, provokon me këtë retorikë. Nga ana tjetër ne insistojmë që kryeministrit të kishte vazhduar dialogun me kreun e opozitës.

Ju do ta votoni këtë reformë nëse kalon në mënyrë të njëanshme?
Ne për momentin e vlerësojmë si legjitime kërkesën e opozitës, dhe vlerësojmë se kërkesa nuk është taktike por strategjike. Nëse diskutohet kjo, ne nuk kemi pse të shkojmë në një votim të njëanshëm. Nuk do doja të flisja më tej, për qëndrimin tonë në parlament.

Nuk keni marrë ende një vendim?
Jam plotësisht i qartë, nëse do të shpreheshin votat e qarta, nuk do të ndihmonin në vijimin e dialogut dhe kompromisit. Nëse votat e çdo Duleje, do ishin në një krah, do të ndikonin në një anë. Nuk është i drejtë manifestimi i kësaj vote./BW/.a.k

Next Post

Ura me ujë... mbi ujë! Shikoni këto mrekulli inxhinierike (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In