• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma / Anastasi: Drafti pritet të përfundojë brenda janarit

by Java News
05/01/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë vijoi të martën diskutimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi dhe posaçërisht të ndryshimeve në Kushtetutë që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas tryezës së sotme, e zhvilluar pa praninë e mediave, konstitucionalistja e njohur, Aurela Anastasi, pjesë e grupit të ekspertëve të lartë, tha për mediat se shpreson që drafti i reformës të mund të përmbyllet brenda janarit.

“Ne duam ta përfundojmë sa më shpejt reformën për të qënë korrekt dhe me kërkesat e Komisionit të Venecias që drafti t’i dërgohet sa më shpejt dhe sipas kërkesës së këtij organizmi. Shpresojmë që ta mbyllim brenda janarit”, tha Anastasi.

Duke folur për ndërhyrjet në Kushtetutë që lidhen me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ajo tha se si formulë deri më tani mbizotëron formula kushtetuese që parashikon kompetenca të ndara të organizmave kushtetues për emërimin e një të tretës së anëtarëve të kesaj Gjykate. “Ajo qe ka mbizotëruar dhe mbetet dhe tani eshte  formula tre+tre+tre (anetare), të zgjedhur nga Presidenti, Kuvendi dhe pushteti gjyqësor”, sqaroi ekspertja Anastasi. Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shtoi ajo, ka shumë mundësi që të mbetet një zgjedhje e vetë anëtarëve të Gjykatës.

Sipas Anastasit, grupi i ekspertëve të lartë pritet të përmbyllë sot diskutimin për Gjykatën Kushtetuese për të vijuar më pas me gjykatat e zakonshme dhe organet e tjera të drejtësisë.

Next Post

VIDEO/ Off record, Meta- Fevziut: Më pyet pak nëse më mungon doktori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In