• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reflekton Genc Pollo për sherrin e PD-së: Që arritëm në këtë pikë është përgjegjësia e të gjithëve

by Java News
17/12/2021 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i Partisë Demokratike, ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka renditur dy gabimet e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve 25 prillit, gjatë një interviste në “A2”.

Në këndvështrimin e tij, Pollo thekson se pas 8 vitesh në opozitë dhe humbjesh të vazhdueshme Basha nuk mund të sjellë PD në pushtet pas 12 vjetësh të tjera në opozitë me të njëjtin kundërshtar politik.

Sipas tij, gabimi i dytë i liderit demokrat është nxitimi për t’u votuar për kryetar, ku fajëson edhe ish-kryeministrin Sali Berisha që nuk kundërshtoi vazhdimin e padobishmërisë.

“Dy janë gabimet ose problemet e para personi dhe përgjegjësia individuale. Basha pas 8 vitesh në opozitë dhe humbjesh të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare pas 8 vjetësh duhet të kishte dhënë dorëheqjen. I njëjti kandidat për 8 vite opozitë nuk mund të qëndrojë 12 vjet në opozitë dhe të pretendosh të vish në pushtet. Si mund të  pretendosh me të njëjtin kundërshtar që të ka mundur vazhdimisht. Nëse Basha do kishte dhënë dorëheqjen, e njëjta figurë nuk mund të udhëheqë partinë dhe në këtë rast do të hapej gara dhe do të kishim udhëheqës të ri në krye të PD do kishte shpresë e besim dhe do të mund të bëhej një opozitë e fortë dhe do të kishim shanse të kalonim në mazhorancë. Kjo nuk ndodhi dhe ky është gabimi i parë. Nëse Basha do kishte ndërgjegjen e duhur qytetare-politike PD nuk do të kishte pasur këto tollovi. I dyti moment ka qenë votimi për kryetarin që u caktua me nxitim dhe aty përgjegjësi mbajnë të gjithë që nuk kundërshtuam vazhdimësinë e padobishme. Ata që nuk dhanë mundësinë e një projekti të ri. Kam kontaktuar me shumë demokratë në çdo nivel dhe thonë pse nuk foli doktori, por flet tani”, tha Pollo.

Po fajin nuk ia adreson vetëm Sali Berishës, por edhe të gjithë demokratëve që tashmë akuzojnë atë pse nuk foli kur duhej për Lulzim Bashën, ndërsa vlerëson lëvizjen e liderit historik që ka zgjuar PD-në e rënë në pesimizëm me Bashën.

“Doktori pse nuk foli le ta shpjegojë vetë, pro në vend që ta çmoni pozitive këtë veprim shikoni te vetja juaj se nëse e dinit që me të njëjtit kryetar nuk do të kishit shanse duhet të kundërshtonit ose mbështesnit një kandidat tjetër. PD ka rënë në pesimizëm, por fatmirësisht kemi dalë në muajt e fundit PD është zgjuar dhe ka shpresë e besim. Për të ruajtur karrigen dhe vulën ishte ky nxitim për t’i bërë, por nuk kishte koherencë demokratike për të trajtuar problemin me zotin Berisha”, tha Pollo.

Sipas Pollos, edhe Ramiz Alia 3 dekada më parë kur e pa që humbi mbështetjen dha dorëheqjen, të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe Basha, që ka humbur mbështetjen e bazës demokrate.

“Udhëheqësi i fundit komunist por në 22 mars kur pa që partia e tij kishte humbur 2-3 e mbështetjes dhe i ka thënë në zyrë Sali Berishës që do jap dorëheqjen. Ai e kuptoi që kjo nuk shkonte dhe tregon pjekuri politike. 30 vjet më pas në shtator-tetor- nëntor, Basha e pa që nuk kishte përkrahje në bazën demokrate, strukturat të janë kthyer kundra. Një lloj ngrirje për kryetarin e PD duhet të kishim qenë në nivelin e Ramiz Alisë 3 dekada më parë. Kur të është kthyer 51% e bazës kundra duhet të bësh diçka. Kur Basha thotë kam 99.9 % të mbështetjes më shkon mendja te Ramiz Alia”, u shpreh.

Polo thekson se Basha ka adoptuar tezën e Ramës që në 2003-in propozoi që kush humbte zgjedhjet të jepte dorëheqjen, por kur i humbi vetë zgjedhjet nuk u dorëhoq. Por PD sipas tij ka treguar që ka dhënë dorëheqje kur ka humbur zgjedhjet sikurse veproi Berisha në 2013.

“Humbja e zgjedhjeve e dëmtoi. Basha në 26 prill duhet të kishte thënë; që zgjedhjet u humbën edhe prej masakrës elektorale unë mbaj përgjegjësinë që nuk solla demokratët në pushtet, unë nuk do kandidoj më dhe shpall datën e kuvendit. Edi Rama në 2003 doli me tezën që kush humb zgjedhjet të japë dorëheqjen. Në kongresin e PS propozimi i Ramës u rrëzua. PS humbi zgjedhjet, Rama u bë kryetar në shtator dhe ndryshoi statutin. Në 2009 Rama humbi zgjedhjet dhe nuk i qëndroi statutit të partisë së tij dhe as nismës që kishte marrë. PD e ka adoptuar, por drejtuesit e saj kanë treguar se kanë dhënë dorëheqje në rast disfate elektorale si Berisha në 2013”, u shpreh Pollo. A2

Next Post
Rama në rolin e analistit: “Basha brava që nuk hapet, Berisha çelësi që nuk hap. Marrëzia mund të shkojë dhe në dajak!”

Rama në rolin e analistit: “Basha brava që nuk hapet, Berisha çelësi që nuk hap. Marrëzia mund të shkojë dhe në dajak!"

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Autokritika eshte moral politik por ju nuk mund te fajesoheni pse Berisha nuk reflektoi per Bashen.Kush do guxonte ti sygjeronte doktorit si monark i PD ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In