• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

by A. Q
10/08/2026 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 11 persona gjatë muajit korrik, 8 prej tyre punonjës policie.

Në Prokurori janë referuar 54 raste për hetim ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht për shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë korrikut, AMP ka trajtuar edhe 111 ankesa të qytetarëve, ndërsa ka kryer 3 inspektime dhe ka nisur hetime disiplinore për 6 punonjës policie.

Në fokus të referimeve kanë qenë kryesisht rastet e shpërdorimit të detyrës, veprimeve arbitrare, dëmtimeve të tjera me dashje dhe kanosjes, si dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas AMP-së, çështjet e referuara ndahen në:

-14 raste për shpërdorim detyre, ndaj 15 subjekteve;

-25 raste për veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje, kanosje etj.;

-5 raste për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj 5 subjekteve dhe 1 shtetasi.

-111 ankesa të trajtuara

Gjatë korrikut, AMP ka administruar 111 ankesa. Nga këto, 15 janë vlerësuar si të bazuara, 62 të pabazuara, ndërsa në 32 raste shkeljet nuk janë provuar. Në 2 raste janë hapur dosje penale.

Gjithashtu, janë administruar edhe 160 ankesa administrative dhe 420 telefonata nga qytetarët

“Në linjën e komunikimit me qytetarët janë regjistruar gjithsej 420 telefonata. Prej tyre, 253 kanë qenë brenda fushës së veprimtarisë së AMP-së, 104 jashtë kompetencës së saj, ndërsa në 63 raste qytetarëve u është dhënë informacion”, thuhet në njoftim.

Procedime disiplinore

Komisioni Disiplinor i AMP-së ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë ndaj 6 punonjësve të Policisë.

Për një punonjës është vendosur mosfillimi i hetimit, pasi shkelja nuk është provuar. Ndërkohë, për 26 punonjës policie dhe 2 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, procedurat janë ende në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit.

Gjatë korrikut, AMP ka kryer gjithashtu 3 inspektime, një të planifikuar dhe dy të paplanifikuara, me qëllim verifikimin e veprimtarisë së strukturave përkatëse.

Bilanci i muajit korrik pasqyron aktivitetin e AMP-së në drejtim të hetimeve penale, procedimeve disiplinore, trajtimit të ankesave dhe komunikimit me qytetarët.

Next Post
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com