• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi/ Rezultatet paraprake, mbi 95 % “pro” Ramës

by A R
09/04/2016 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë dalë rezultatet e para të referendumit të mbajtur sot nga Partia Socialiste për çështjen e mandatit të kryetarit të kësaj force. Në disa prej bashkive në vend ka përfunduar procesi i numërimit ndërkohë numërimi vijon në zonat e tjera.

Sa i takon votimit procesi është mbyllur në të gjitha njësitë. Ndërkohë, sa i takon rezultateve në njësitë ku ka përfunduar numërimi, rezulton se mbi 95 % e votuesve kanë votuar “PO”.

Ja rezultatet sipas bashkive:

Korçë,  92.4% “Po”

Rezultati i votimit në Korçë është 92.4% “Po” dhe 6.9% “Jo”, mandatit të Ramës si kryetar i PS. 0.7% e votave kanë qenë të pavlefshme.

Berat, 77% “Po”
Në Bashkinë e Beratit 857 vota janë “Po” dhe 47 kundër. “Po” mandatit të Edi Ramës si kryetar i PS kanë votuar 77% e anëtarësisë së PS. Në votim kanë marrë pjesë 85% e anëtarëve socialistë.

Ndërkohë në Kuçovë kanë votuar 540 “Po” dhe 48 “Jo”.

Krujë, 97% “Po”

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të referendumit të PS në Krujë. Në këtë njësi administrative, kanë votuar 1051 anëtarë të PS, ose rreth 83% e tyre.

Gjatë numërimit të votave, 1018 anëtarë të PS kanë votuar “pro”, ndërsa vetëm 33 kanë qenë kundër.

E thënë në përqindje, “Po” Edi Ramës kryetar të PS, kanë votuar 97% e votuesve.

Mallakastër, 95.8% “Po”

Në Bashkinë Mallakastër të Qarkut të Fierit, ka përfunduar numërimi i votave të referendumit të PS. 95.8% e anëtarësisë ka votuar “Po”, ndërsa 4.2% kanë votuar “Jo”.

Pjesëmarrja e anëtarësisë së PS në Mallakastër, ka qenë 86.3%.

Përmet dhe Këlcyrë, 100% “Po” 

Në Tepelenë, Lunxhëri dhe Lazarat ka përfunduar procesi i numërimit, ku ka dominuar “Po”-ja në favor të kreut të PS, Edi Rama.

Ndërsa në Përmet dhe Këlcyrë, gjithashtu ka përfunduar votimi, por edhe numërimi. Në këto dy qytete, rezultatet janë 100% në favor të “Po”-së të Edi Ramës.

Roskovec, 86 % “PO”

Përfundon procesi i votimit të referendumit për degën e PS-së në Bashkinë Roskovec, si dhe njësitë administrative Strum, Kurjan dhe Kuman, ka përfunduar rreth orës 17:30. Nga 869 anëtarë të PS, në votim kanë marrë pjesë 728 anëtarë, nga të cilët 696 kanë votuar “Po” dhe 32 “Jo”. E thënë në përqindje, “Po” Edi Ramës janë shprehur 86% e votuesve.

Në Roskovec morën pjesë 83% e anëtarësisë, nga 248 anëtarë votuan 205, prej të cilëve 183 PO, 20 JO dhe 2 të pavlefshme.

Në Strum morën pjesë 85% e anëtarësisë, nga 288 anëtarë votuan 246, prej të cilëve 220 PO, 4 JO, 2 fletë të dëmtuara dhe 5 të pavlefshme.

Në Kurjan morën pjesë 93.7% e anëtarësisë, nga 128 anëtarë votuan 120, prej të cilëve 116 PO, 3 JO dhe 1 e pavlefshme.

Në Kuman kanë marrë pjesë 76% e anëtarësisë, nga 205 anëtarë votuan 157, prej të cilëve 145 PO, 5 JO dhe 7 të pavlefshme.

Lezhë, 97.5 % “PO”

Socialistët e qytetit të Lezhës, votuan sot për referendumin e PS, mbi rikonfirmimin e kreut të saj. Nga 1906 anëtarë të regjistruar kanë votuar 1555 anëtarë të PS.

Nga 1511 vota të vlefshme, 1468 anëtarë kanë votuar pro dhe 43 kundra.

Pjesëmarrja në referendum për disa qytete:

Elbasan 86.3%

Librazhd 81.3 %

Prrenjas 86.9 %

Peqin 93.4 %

Belsh 87.9

Cerrik 85.5

Korça 88.1

Kolonja 82

Maliq 85.2

Pustec 64.2

Pogradec 87.1

Lezhë 76.7%

Rrogozhinë 83%

Mallakastër 86.3%

Krujë      83%

Next Post

Fotot/ Si në filma, urimi dhe gjesti i veçantë i Besit për Xhensilën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In