• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi, mbi 90% e votuesve “PRO” emrit të ri të Maqedonisë

by A R
30/09/2018 23:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në referendumin e së dielës në Maqedoni, në votime kanë dalë 36.11 përqind e trupit të përgjitshëm votues, apo rreth 580 mijë nga 1.8 milion qytetar me të drejtë vote.

Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.38 kanë votuar “pro” kurse 31 mijë apo 5.72 për qind kanë votuar “kundër”.

Ali Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta sjellin deputetët e Kuvendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se sot qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai tha se pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët.

“Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, uroj qytetarët e RM-së, institucionet dhe gjitha partitë që kontribuan për mbajtjen e referendumit. Sot ne zhvilluam kapacitetet për një vend me pretendim për integrim në NATO dhe BE. Ky proces i reformave të barazisë garanton paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira, investime. Unë dhe BDI kemi thënë që vendimmarrja i takon institucioneve të vendit. Sot qytetarët e vendit ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve”.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendin tonë në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore. Në zgjedhjet e fundit ne u zotuam për zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Kjo përbërje e Kuvendit ka mandat për zgjidhjen e çështjeve me fqinjeve dhe me vendimet e tyre sot qytetarët deleguan vendimmarrjen tek deputetët dhe institucioneve të vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ziadin Sela: U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë kur tha që referendumi ishte i panevojshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencën për media në lidhje me procesin e votimit të referendumit të sotëm, deklaroi se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të votuar në referendum, si dhe se rezultati i referendumit konfirmoi bindjet politike të Aleancës për Shqiptarët kur deklaronin se referendumi është i panevojshëm, përcjell Portalb.mk.

“Si Aleancë për Shqiptarët ne konstatojmë se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të dalë në referendum dhe për të votuar, në qoftë se i shini shifrat e daljes tek shqiptarët është përafërsisht numri i njëjtë i votuesve që votojnë në çdo cikël zgjedhor, diku rreth 250 mijë, po kaq është edhe numri i shqiptarëve që sot i janë përgjigjur ftesës për të votuar në referendum.

Natyrisht që ne si Aleancë për Shqiptarët bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur për vet faktin që jemi i vetmi subjekt politik që kemi shprehur bindjet tona politike në kohën kur votonte Parlamenti për të shkuar në referendum, e kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm sepse cilido që të ishte rezultati i referendumit, sikur edhe ta kishte arritur censusin përsëri kjo çështje duhej të zgjidhej në parlament. U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë atëherë dhe sot është përgjigja më e mirë që ne kishim për këtë.

Shpresojmë që situata politike nga nesër e tutje të jetë më e relaksuar, subjektet politike t’i thirrin mendjes dhe të arrijnë kompromisin atje ku duhet, në Parlament dhe të marrin përsipër ndryshimet kushtetuese sepse rruga e vetme e njohur dhe e pranuar nga ana e qytetarëve të Maqedonisë është rruga drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Sipas Aleancës shkaqet që çuan deri në këtë rezultat të referendumit kanë një emër të përbashkët dhe ajo është Qeveria.

Reagimi pas referendumit, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

Nëse shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament, tha Zaev.

Por, nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zaev.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shnjdërohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.

Next Post
Zaevi presion Kuvendit maqedon: Kemi dhjetë ditë kohë për emrin

Zaevi presion Kuvendit maqedon: Kemi dhjetë ditë kohë për emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com