• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

by Mero Baze
23/03/2026 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Referendumi për një “reformë në drejtësi” në Itali duket se po dështon. Ndryshimet thelbësore që propozoi Meloni kishin të bënin me organizimin e “qeverisë së drejtësisë”, ku u kërkua që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë dy trupa të ndara, me qëllim që të shkëputet ndikimi i prokurorisë mbi gjykatat, të cilat kanë nevojë të jenë më neutrale përballë akuzës.

Formalisht ngjan me modelin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, pasi propozohet krijimi i dy organeve të ndara, një për gjyqtarët dhe një për prokurorët, me shpresë se do të ketë më pak “korporatizëm” brenda sistemit, por realisht synon të heqë pasojat që ne ende kemi për dominimin e prokurorisë mbi gjykatat.

Në fakt, në Shqipëri ndarja e KLP nga KLGJ e ka forcuar korporatizmin dhe e ka shtuar ndikimin e SPAK mbi GJKKO për shkak të disa neneve perverse, siç është liria e SPAK për të vënë nën përgjim çdo gjyqtar të GJKKO dhe përparësia që i kanë dhënë prokurorisë në raport me gjykatën në gjithë arkitekturën e reformës.

Pra, edhe pse formalisht duket sikur Italia tentoi të imitojë modelin shqiptar, ajo në fakt tentoi të bëjë atë që ne duhet të bëjmë për të shkëputur ndikimin e SPAK mbi gjykatat, duke mos e shoqëruar me lëshimet që ne i kemi bërë SPAK për të kontrolluar sistemin.

Edhe tek propozimi për krijimin e një organi të veçantë disiplinor për të gjykuar gabimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimi italian ngjan vetëm në strukturë me reformën tonë, por në thelb ajo i heq një pjesë vetëkontrollit të brendshëm të sistemit dhe rrit përgjegjësinë e tyre. Disa nga anëtarët e kësaj “gjykate” zgjidhen me short jashtë sistemit, duke shmangur familjarizimin me njerëzit brenda sistemit.

Pra, Italia tentoi të bënte një reformë në drejtësi edhe të ngjashme në strukturë si kjo e jona, por për të arritur rezultatet që reforma jonë jo vetëm nuk i ka arritur, por ka nevojë për ndryshime që t’i arrijë.

Më së paku kjo na provon se reforma jonë në drejtësi është e dështuar, pasi nuk ka arritur të korrigjojë problemet që vijnë nga korporatizimi brenda sistemit, nga unifikimi i prokurorëve me gjykatësit duke zhdukur pavarësinë e gjyqësorit ndaj SPAK në dhënien e vendimeve dhe, mbi të gjitha, pasojat katastrofike që po sjell në mosdhënien e drejtësisë, në ngërçin me hartën e re gjyqësore, në sorollatjen e 200 mijë shqiptarëve në kërkim të një date gjyqi etj.

Tani, kur vetë një vend i madh perëndimor si Italia, anëtar i Bashkimit Evropian, tenton të korrigjojë një problem serioz që ka me drejtësinë për të korrigjuar pikërisht atë që dhe Shqipëria e ka problem, “korporatën e drejtësisë”, përse Shqipëria duhet të penalizohet të mos vazhdojë reformimin e drejtësisë dhe të zhdukë pikërisht atë ngërç që ka dhe sistemi italian? Vetëm në komunizëm akuza ishte dhe vendim gjykate, siç e do sot SPAK-u. Në çdo sistem të lirë dhe të pavarur, akuza dhe vendimi i gjykatës janë dy gjëra shumë të ndara dhe aty qëndron edhe magjia e drejtësisë. Tek ne janë e njëjta gjë.

Për këtë arsye, reformimi i sistemit të drejtësisë duhet të vazhdojë deri në krijimin e një pushteti të pavarur të drejtësisë nga prokuroria dhe shkatërrimin e frymës korporative që është krijuar si pushtet mbi të gjitha pushtetet në drejtësi, duke mos dhënë më llogari as për shkeljen që i bëjnë ligjeve dhe as për mungesën e drejtësisë për qytetarët.

Fakti që nga kjo sëmundje vuajnë edhe drejtësi shumë më të përparuara se ne, por që kanë bërë eksperimente si ky i yni, siç është Italia, është një arsye më shumë që reforma në drejtësi të reformohet. Jo domosdoshmërisht me referendum, edhe pse këtu ai fitohet më lehtë.

Next Post
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

Comments 1

  1. Leka says:
    15 hours ago

    Mazhoranca dhe Xhafa drejtuan kete model drejtesie qe vetem popullit nuk i sherben

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In