• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi i Maqedonisë si ftesë për kaos

by Pandeli Majko
28/09/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pandeli Majko

Me referendumin e të djelës, në 30 shtator, Maqedonia është në udhëkryqin e vet më të rëndësishëm pas pavarësisë së saj nga ish Jugosllavia. Kjo është vetëm ajo që shikohet. E “padukshmja” e referendumit e ka kthyer këtë shtet në shesh-betejën e dytë, pas Sirisë, të “Luftës së Ftohtë” të Perëndimit me Lindjen. Eshtë një Perëndim tjetër më i zgjeruar i cili ka përballë një Lindje më të vërtetë.

Pyetja e refendumit është: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

Përballë kësaj pyetjeje, Maqedonia është e ndarë në paqartësitë e saj midis të djathtës nacionaliste dhe aleancës së të majtës maqedonase dhe me partitë shqiptare.

Në se Referendumi nuk fiton, Maqedoninë e pret kaosi. Dhe jo vetëm kaq. Ky është vetëm fillimi për rajonin. Justifikimet se referendumi është “konsultativ” nuk do të vlejnë. Maqedonia do të kthehet në një shtet “epruvetë” ku Lindja do të shpallë fitoren më të hidhur ndaj Perëndimit.

Europa është në një ditë të keqe sot përballë referendumit të Maqedonisë. Ajo nuk ka politikanë që ta përfaqësojnë si hapësirë, me përjashtim të Merkelit. Të tjerët, dinë vetëm cfarë nuk duan.

Referendumi ka kundërshtarë në kutitë e votimit edhe votuesit shqiptarë të “ngopur” nga premtimet boshe pas Marëveshjes së Ohrit. Kjo “kontratë bashkëjetese” megjithëse u nënshkrua me shqiptarët nuk i përmend ata në letrën që i dha paqen Maqedonisë në gusht të vitit 2001. Mosrealizimi i saj dhe lodhja nga premtimet boshe nxit rrezikun që një pjesë e shqiptarëve të shkojnë drejt mosvotimit. Marrëveshja e Ohrit ka prodhuar pushtet por jo cilësi jete për shqiptarët.

Në se referendumi do të humbet ai nuk do të jetë “konsultativ”. Ai do të jetë i barazvlefshëm me aktin e nacionalistit serb, Gavrilo Princip, i cili më 28 qershor 1914, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Arkidukën Franc Ferdinand, dhe gruan e tij Sophie. Në Ballkan detaji kthehet në demon dhe e kundërta.

Me vendimin për referendumin e 30 shtatorit, me mendjelehtësi Maqedonia ka hedhur në udhëkryq sigurinë e vet kombëtare. Humbja apo fitorja e referendumit për elitën politike të Shkupit është luftë për pushtet. Ata ankohen nga e kaluara dhe kanë frikë nga e ardhmja. Kryeministri Zaev dobësinë ka pikën e tij më të fortë. Askush nuk di të thotë se cfarë ndodh pas dorëheqjes së tij kur referendumi të humbasë dhe Maqedonia ti thotë zyrtarisht “JO” bashkimit të saj me Perëndimin.

Humbja e Referendumit do të konsiderohet sidomos edhe një humbje e shqiptarëve.
Sot, shqiptarët kanë ndruar “vendet” në rajon. Ata përfaqësojnë statuskuonë. Shqiptarët kanë “firmosur” anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Paketën Ahtisarit në shtetin e Kosovës, Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni dhe pavarësinë e Malit të Zi. Të gjitha bashkë, përbëjnë një kontratë ndërkombëtare që elita shqiptare e post-Luftës së Ftohtë e pranoi si garante e paqes. Sot, shqiptarët janë protagonistët më të fortë rajonal për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

Në Luftën midis Perëndimit dhe Lindjes në Maqedoni, shqiptarët janë të “dënuar” të mos kenë dilema. Humbja e referendumit në Maqedoni do të ishte për ta më e rëndë se sa fati i një qeverie në Shkup.

Referendumin e Maqedonisë “të gjitha ose asgjë” e konsideroj një ftesë për kaos. Vite më parë ftova shqiptarët ti vinin flakën flamurit të Maqedonisë në sheshet e protestës kur i quajtën “barbarë” në librat e akademisë maqedonase. Sot, më duhet tu them se Maqedonia duhet mbrojtur nga barbaria e politikës mëndjelehtë të Shkupit!

Përgjigjen shqip të referendumit e di. Atë maqedonase po pres me ankth! Votat që do numërohen në Maqedoni kanë më shumë se një përgjigje. Vetëm njëra i takon Maqedonisë! Sigurisht!

Next Post
Rama reagon për masakrën me 8 viktima: Ngjarje ekstreme ndodhin kudo në botë!

Rama nxjerr shifrat: Ekonomia shënoi rritjen më të lartë në 8 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In