Botuar në DITA
BE ёshtё njё entitet unik kur vjen puna tek vlerat e standartet demokratike nё planet e padyshim anёtarёsimi nё tё do tё ishte ngritje “steke” pёr demokracinё tonё. Ka dёshirё dhe zell pёr kёtё gjё dhe kjo u theksua edhe nga Presidenti kur pohoi sё fundi se integrimi evropian ёshtё e vetmja alternativё e Shqipёrisё.
Vetё BE nuk ёshtё e pёrsosur dhe anёtarёsimi nuk i vё kapak evolucionit demokratik. Demokraci ka edhe pa “etiketёn” e saj qoftё nё Europё – Mbretёria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia etj apo botё – SHBA, Australia, Izrael, India etj ndaj edhe integrimi nё BE, aq sa i dёshiruar, nuk ёshtё e vetmja rrugё pёr tё ardhmen.
Koha tregon se BE nuk ka shkop magjik pёr “parajsё” demokratike. Korrupsioni, autoritarizmi, diskriminimi, nacionalizmi ekstrem etj, mbeten sfida pёr BE ndaj dhe Shqipёria nё BE nuk ёshtё garanci se politikanёt abuzivё nuk do i kemi nёpёr kёmbё apo tranzicioni do lihet pas.
40 vite “reforma-dieta” e pritje tek dera e BE me pasoja ekonomike, sociale, demografike pёr qytetarin nuk flet pёr shumё dёshirё e pasion nga ana e BE pёr tё lidhur “kurorё” me ne. Ia bёmё dhe vetes me tranzicionin famёkeq tё stisur enkas nga klasa abuzive politike por fundja edhe atё kjo BE e mbёshteti qё nё fillimet e saj ndaj dhe dёshtimi ynё ёshtё edhe dёshtim i BE.
Vetё politikanёt tanё kanё kohё qё janё nё “BE” e integrimi atje vetёm u prish rehatinё e kjo krijon hamёndje qoftё pёr zellin e tyre drejt integrimit ashtu edhe pёr efektet e anёtarёsimit.
Tё interesuarit e vetёm pёr hyrjen nё BE janё qytetarёt shqiptarё qё ende besojnё tek vendi i tyre ndonëse kanё humbur disa dekada “bast” me tё ardhmen.
Borxhi historik
BE ka detyrim historik e moral ndaj qytetarit shqiptar tё pёrshpejtojё integrimin real. Hapja nё vitet ’90 u nxit dhe u pёrshёndet nga Perёndimi e BE por mё pas, ndryshe nga retorika e nxitja perёndimore gjatё monizmit e publiciteti i hapjes sё ambasadave etj, tek dera e BE u shtuan llozat duke nxitur emigracionin e paligjshёm dhe shpesh dramatik.
Perёndimi e BE i detyrohen Shqipёrisё. Nga 1913, Jalta, heshtja ndaj genocidit nё hapёsirёn Iliriko-epiriote (pёrjashto SHBA e MB nё rastin e Kosovёs), bllokada ekonomike ndёrkohё qё Shqipёria pa punёn e saj e nuk trazoi kёnd, rreshtimi me Koalicionin Antifashist qё sadopak lehtёsoi e shpёtoi jetё nё frontet e Lindjes e Perёndimit, largimi i bazavee rrezikut lindor ndaj brigjeve tё perёndimit etj. Dhe kjo kur BE mbёshtet me prioritet shtete historikisht luftёnxitёse nё Ilirik qё bёjnё ende viktimёn, deri mban pezull integrimin pёr rajonin derisa tё zbardhet “delja” e zezё! Kur vjen puna pёr integrimin e popullit mё tё vjetёr nё Ilirik, jo gjithshka ёshtё rozё nё BE.
Integrimi nё BE nuk ёshtё pa faturё nё pavarёsi pёr njё popull qё ka hequr historikisht pёr t’a deleguar atё nesёr nё Bruksel. Nёse e thёnё, tё aprovohet me referendum dhe jo nga politikanё zhgёnjyes bazuar nё sondazhe mediash apo Kёshillime farsё. Janё kёta politikanё qё deri dje anatemonin tё shkuarёn se “na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi”, iu fal Titos, Stalinit, na katandisi Lej Fen etj dhe ndёrkohё rehabilitojnё kolaboracionizmin, dёrgatёn qё i ҫoi kurorёn Emanuelit, monarkun qё fali troje etj, e sot bёjnё njёrёn t’i zёrё BE-ja nё pushtet e politikё pёr tё lёnё pas tranzicionin nr.2 pёr fёmijёt tanё, kёsaj rradhe nёn hijen e BE!
“Fshati” blu!
E mira e njerёzimit e do qё popujt tё jenё njё e kufijtё tё jenё kuriozitet turistik me vlerё vetёm pёr taksidarin. Nga hapёsira e gjithё bota ёshtё njё “fshat”, na mbulon njё “ҫati” dhe nuk ka planet tjetёr si plan B. Kufijtё, flamujtё, pasaportat, himnet, legjendat, folklori, besimi tek feja apo evolucioni etj, tё jenё pasuri pёr t’u gёzuar e ndarё sё bashku dhe jo sherre e ndasi mes popujsh.
Vetё Ballkani i Hapur, ndonse mali polli mi, ishte nё parim inisiativё e mirё pёr rajonin por Shqipёria nuk duhej tё ecte aty pa Kosovёn nё krah. Do tё fitonin tё gjithё por sё pari bota shqiptare si e vetmja e ndarё nё disa shtete nё rajon. E sa pёr frikёn e “mallit” sёrb, le t’a nisim nga vetja qё nё kaq dekada nuk ngritёm por shkatёrruam industri duke u katandisur komb tregtar e hanxhi turistik, sikurse, nёse futemi nё BE, do tё pranojmё edhe hapjen ndaj mallit tё tjetrit.
Vendosmёri e fatalitet
Fjala e “vetmja” ngёrthen vendosmёri e fatalitet njёkohёsisht dhe nё rastin tonё, ajo duhet tё pёrdoret sё pari nё kontekstin e forcimit tё demokracisё me gjёrat qё varen prej nesh, pavarёsisht se kur apo nёse integrohemi nё BE.
Me apo pa BE, jeta demokratike vazhdon e BE le tё mbetet njё bonus nёse ndodh. Deri atёhere, e vetmja rrugё mbetet tё shohim nga vetja nё “pasqyrёn” e BE e tё bashkёpunojmё me shtete demokratike brёnda e jashtё BE.
Nё interes tё demokracisё, qytetarit dhe interesit kombёtar, bёjmё mirё tё mos futim tё gjitha “vezёt nё njё shportë”, qoftё kjo edhe “shporta” e madhe e BE. Demokracia dhe interesi ynё kombёtar ekzistojnё dhe duhet tё forcohen pavarёsisht BE dhe dinamikave atje.
Pёrdёllimet se do tё jemi tё fundit qё do e braktisim “barkёn” e BE nёse vjen dita e fut ujё, tingёllojnё si demagogji kur mendon tranzicionin famёkeq tё inskenuar prej politikёs sё korruptuar ashtu edhe karshillёk ndaj qytetarit qё e sheh referendumin me dylbi.
Qytetari e di vetё tё mirёn e tij
Politikanёt ndruhen nga referendumi si djalli nga temjani qoftё pёr integrimin, sistemin zgjedhor, prioritetet ekonomike etj e sajesa si Kёshillimi Kombёtar ёshtё veҫ karshillёk e fasadё pёr statukuonё e autoritarizmit politik.
Qytetari duhet tё pyetet pёr integrimin nё BE sepse kushte e pritshmёri normalisht duhet tё kenё tё dyja palёt nё proҫes. BE vetё po pёrballet me tё djathtёn ekstreme gjithnjё e mё e zёshme, Brexit, Trump 2.0 etj dhe gjёrat nuk po ndryshojnё gjithnjё pёr mirё.
Kampet e refugjatёve tё ngritura nga Italia janё njё dёshmi se po bёhemi “vegёl” nё kёtё retorikё e qasje antimigratore pёr tё mos thёnё qё me imazhin e “gogolit” si vёnd “qoftёlarg” ndaj refugjatёve afrikanё po trazojmё edhe imazhin e “kampionit” turistik nё botё. Duhet tё bashkёpunojmё me BE e vёndet nё tё por jo me investime “dardha” nё kurriz tё qytetarit shqiptar.
E ndёrsa presim bashkimin me BE, tё bёjmё bashkimin mes nesh si shqiptarё. Duke filluar nga politika qё nuk duhet tё shitet si luftё, ndёrhyrja tek raporti fe-ateizёm, sinkronizimi i gjёrave me Kosovёn, mbёshtetja e botёs shqiptare tek fqinjёt nё jug e veri sepse arbёreshёt ditёn t’a ruajnё identitetin, mallin e lidhjet me tokёn amё edhe pa sullacot e pecove tanё atje.
Tranzicioni shkatёrrimtar na bёri tё huaj nё vёndin e tё parёve duke e katandisur qytetarin nё hanxhi tё botёs apo nomad nё tё. BE ёshtё njё shpresё e madhe por jo e fundit e as e vetmja. Por ndёrsa ajo varet nga tё tretё, rregullimi i gjёrave brёnda vetes varet prej nesh si shoqёri nga vota, prona, ligji njёlloj pёr tё gjithё etj, pёrfshirё edhe integrimin nё BE. Pёr kёtё tё fundit lёreni qytetarin tё vendosё me referendum e boll folёt nё emёr tё tij.