• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOLAJM / Ja makina luksoze që u përdor për vrasjen e postierit Lulzim Visha

by A R
29/01/2025 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është makina Porsche Cayenne, e cila u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së Lulzim Vishës më 24 janar, në Kamëz.

Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.

Grupi hetimor ka përfunduar këqyrjen, në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave për identifikimin e autorëve.

48-vjeçari Lulzim Visha, i cili u gjet i pajetë në një makinë mëngjesin e kësaj të premteje, i vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka pasur hasmëri me persona të tjerë.

Burime thonë se viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit. Para disa viteve, vëllai i tij, Besnik Visha, më 10 prill të vitit 1997, ka vrarë Refik Domin te Universiteti Bujqësor.

Kjo është pista kryesore që po heton policia. Një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po e verifikon është ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.

Visha  u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner rreth orës 7:40 këtë mëngjes. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Mësohet se ai punonte postier dhe është gjetur i vrarë brenda makinës së kompanisë së postës private ku punonte. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë. Grupi hetimor ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi.

Next Post
“Të armatosur dhe me shpresë”, gazetari nga Siria: Në Damask ka shumë shqiptarë

"Të armatosur dhe me shpresë", gazetari nga Siria: Në Damask ka shumë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com