• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi britanik dhe mëkatet e demokracisë

by Java News
26/06/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr Gëzim Alpion*

Referendumi i 23 qershorit nuk duhej të kishte ndodhur. Meqë ndodhi, ai duhej të ishte marrë më seriozisht si nga votuesit ashtu edhe nga politikanët. Dhe kjo për disa arsyje.

Në Mbretërinë e Bashkuar, me një parlament që në historinë e tij një mijë vjeçare, parësore mbetet mbrojtja e interesave të kombit, një vendim kaq i rëndësishëm si qëndrimi në apo dalja nga Bashkimi Evropian nuk duhej të lihej në duart e demos-it. Ky nuk është përçmim i elektoratit por një konkluzion që mund të nxirret lehtë nga konstatime gjatë dhe pas referendumit.

Vota është njëkohësisht një e drejtë dhe përgjegjësi demokratike. Në këtë referendum një pjesë e mirë e elektoratit britanik u tregua i papërgjegjshëm.

Dihet që një numër qytetarësh britanikë, veçanërisht në Angli, kanë iluzione se ky vend është akoma perandori. Nuk po ndalem këtu në aspekte të ndryshme të nacionalizmit britanik, veçanërisht atij anglez, pasi kjo është një çështje që e kam trajtuar në disa studime rreth ligjërimit populist të Enoch Powell, si dhe retorikën ‘neo-raciste’ që filloi në vitet 1980-të.

Për momentin, vlen të përmendim se ata që nuk shkëputen dot nga mendësia imperiale, nuk e kuptojnë që në një botë globale sovraniteti i plotë kombëtar është një ëndër utopike që rezulton në vetë-izolim. Kjo pjesë ‘nacionaliste’ e elektoratit u mashtrua nga politikanë të papërgjegjshëm si Michael Gove dhe Boris Johnson si dhe nga Nagel Farage, një sharlatan me mbiemër francez dhe bashkëshorte gjermane që nuk honeps dot të huajt.

Kjo nuk do të thotë se politikanët që lobuan për qëndrimin e Britanisë në BE u treguan më të përgjegjshëm. Aktualisht, figurat kryesore në politikën britanike, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, për fat të keq, janë personalitete pa karizëm dhe vizion.

Ndërsa kampi i Brexit-it qëllimisht keq-informoi publikun për ‘gjëmat’ që gjoja vijnë nga BE-ja, Kryeministri Konservator David Cameron dhe Kryetari Opozitës Laburiste Jeremy Corbyn nuk treguan kurrë bindshëm se përse t’i kthesh kurrizin një tregu gjysëm bilioni konsumatorësh në prag të shtëpisë, si BE-ja, përbën një travesti që bie ndesh me pragmatizmit karakteristik britanik. I vetmi rast që këta dy politikanë u ‘bashkuan’ gjatë fushatës se referendumit ishte kur bënë homazhe në vendin ku u vra parlamentarja Jo Cox, vdekja e së cilës përbën treguesin më shqetësues se çfarë shkoi tragjikisht keq këtë verë në politikën britanike.

Për mua referendumi i 23 qershorit është shqetësues edhe për sjelljen e klasës politike skoceze. Skocezët patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në lidhje me MB-në në referendumin e 2014-tës dhe ata zgjodhën të mos largohen. Të kërkosh një referendum të dytë tani është të sillesh si një fëmijë mistrec që pranon të marrësh pjesë në lojë me të vetmin kusht që të fitosh gjithmonë.

Skocezët dhanë një kontribut të madh në krijimin dhe konsolidimin e perandorisë britanike, veçanërisht përsa i përket sektorit bankar dhe arsimit. Po kaq e vërtetë është që në 300 vitet e fundit, si pjesë e Britanisë, Skocezët kanë përfituar nga unioni më shumë se populli i Ueillsit dhe irlandezët.

Unë do të dëshiroja që Skocia të vazhdojë të jetë pjesë e MB-së. Kjo nuk do të thotë që politikanët skocezë, që aktualisht votojnë si në Parlamentin Britanik në Londër ashtu edhe në Parlamentin e Skocisë në Edinburg, nuk duhen lejuar të vazhdojnë të mbajnë peng federatën britanike.

Po të perifrazojmë fjalët e Winston Churchill, demokracia nuk është gjithmonë forma më e efektshme e qeverisjes; ajo është më funksionalja. Referendumi i 23 qershorit tregoi se demokracia ka mekanizmat e saj jo perfekte dhe, në rastin konkret, me pasoja negative afatgjata.

Nga ky referendum më të humburit janë të rinjtë. Por kjo ka një anë pozitive; brezi i ri britanik tani ka mundësinë të bëhen qytetarë më të përgjegjshëm më shpejt.

Po kështu, jam i sigurtë se Britania, edhe pse aktualisht po përjeton një situatë jo të këndshme, do të dijë të afirmojë vitalitetin e saj. Megjithatë, gjërat do të përkeqësohen para se të fillojnë të përmirësohen.

*Universiteti i Birminghamit

Next Post

Should I stay or should I go*...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

October 20, 2026
“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet!

October 20, 2026
“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!

“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!

October 20, 2026
“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

October 20, 2026
Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij”- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij”- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

October 20, 2026
“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

October 20, 2026
Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com