• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta, lazanja me kërpudha të thata Porcini

by A R
28/01/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lazanja është një ndër pjatat më tipike të kuzhinës italiane, e përhapur pothuajse në të gjithë botën.

E ngrohtë, e sapo dalë nga furra, e plotë dhe e mrekullueshme në shijen që ofron, lazanja është receta që ka fituar zemrën e kujto dhe Linda ka gatuar me mjeshtëri lazanja me kërpudha Porcini që do t’u bëjnë të fshini jo vetëm pjatën, por edhe gishtat pasi ta keni provuar.

PËRBËRËSIT PËR 8/10 PERSONA: 250 g petë të freskëta ose të thata për lazanjë, 30 g kërpudha Porcini të thata ose 250 g kërpudha Porcini të freskëta, 500 g beshamel gati ose i përgatitur si më poshtë (500 ml qumësht, 50 g miell, 50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi i prerë në kubikë të vegjël, 1 e verdhë veze, kripë e arrëmyshk sipas nevojës), 100 g djathë Parmigiano i grirë ose kaçkavall që keni, po më shije delikate, 2 lugë vaj ulliri 1 thelb hudhër, majdanoz i freskët, kripë.

PËRBËRËSIT DHE PËRGATITJA E BESHAMELIT: Mund ta përgatisim një ditë më parë dhe pasi të jetë ftohur plotësisht në temperaturë ambienti, e ruajmë në frigorifer me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me të. Në një tenxhere të vogël hedhim miellin, kripën dhe qumështin, i përziejmë mirë me rrahësen e vezëve, për të eliminuar kokrrat që mund të krijohen dhe e vëmë tenxheren në nxehtësi të ulët, duke e përzier vazhdimisht. E lëmë për 2-3 minuta dhe pasi të marrë valë, e heqim nga zjarri, shtojmë arrëmyshkun, gjalpin dhe të verdhën e vezës. E përziejmë sërish me shpejtësi me rrahësen e vezëve dhe e lëmë mënjanë.

Në një tigan skuqim hudhrën me pak vaj dhe shtojmë kërpudhat, të cilat i kemi shtrydhur mirë me dorë për t’u hequr ujin e tepërt. E lëmë tiganin në zjarr për pak minuta dhe pasi t’i kemi spërkatur me pak kripë, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanoz. Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Vëmë një tenxhere me ujë dhe kripë dhe kur të marrë valë zhysim për pak minuta petët.

Nëse janë të thata, i lëmë derisa të shohim që janë zbutur. Hedhim pak beshamel në tavë, vëmë një shtresë me petë, kërpudha, djathë dhe beshamel, pastaj përsëri petë, kërpudha, djathë e beshamel dhe vazhdojmë kështu derisa të mbarojnë petët. E përfundojmë me beshamel e kërpudha, djathë dhe e vëmë të piqet për rreth 30/35 minuta. I lëmë të pushojnë 10 minuta dhe më pas i shërbejmë.

/b.d

Next Post
“Kriza në Venezuelë mund të ndikojë në tregun e naftës”

"Kriza në Venezuelë mund të ndikojë në tregun e naftës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In