• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta e biskotave shumëngjyrëshe për Krishtlindje

by A R
23/12/2018 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveçse shumë të shijshme për t’u ngrënë, biskotat e festave janë një argëtim më vete për fëmijët.

Kujdesuni që të përdorni ngjyrues natyralë dhe gëzojuni festave!

Aroma e biskotave do të jetë e shkëlqyer!

Përbërësit:
* 90 g gjalpë I butë si krem
* 100 g sheqer
* 1 kokërr vezë
* 1 majë thike kripë
* 1/2 lugë e vogël me sodë për ëmbëlsira
* 200 g miell
* pak kanellë sipas dëshirës

Për glasenë sipër duhet:
* 150 g sheqer pluhur
* 2-3 lugë lëng limoni ose portokalli

Për glasenë:
Në një tas, hedhim sheqerin duke e kaluar në sitë dhe shtojmë pjesë-pjesë lëngun e limonit derisa të shohim që përftohet një krem që hapet lehtësisht.

Shtojmë ngjyrues ushqimor sipas dëshirës dhe pasi ta përziejmë mirë, lyejmë menjëherë biskotat me të. I lëmë ato të thahen në temperature ambienti për të paktën 7/8 orë dhe i ruajmë për një javë në një kuti me kapak.

Përgatitja: Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, më pas kripën dhe i përziejmë me lugë druri e i lëmë mënjanë. Me rrahësin elektrik të vezëve ose në robot, përziejmë për 5 minuta gjalpin dhe sheqerin.

Shtojmë vezën, kanellën dhe pjesëpjesë edhe përzierjen e miellit, pa ndërprerë përzierjen e tyre. Marrim brumin, e lyejmë me pak miell sipër, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë ose edhe më shumë, nëse keni kohë (mund të ruhet në frigorifer deri në 3 ditë).

Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Pasi brumi ka pushuar në frigorifer, marrim pjesë të vogla prej tij dhe duke përdorur pak miell i hapim me petës, me trashësi jo më pak se 5 mm. I japim formën që dëshirojmë dhe i vëmë në tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje. I pjekim për 8-13 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë anash, ndërsa në mes janë ende të bardha.

I heqim dhe i lëmë të ftohen në tavë, sepse kur janë të nxehta janë shumë delikate.

/b.d

Next Post
Ferrari hap ekspozitë të veçantë për 50-Vjetorin e Schumacher

Ferrari hap ekspozitë të veçantë për 50-Vjetorin e Schumacher

Comments 2

  1. Eda iljazi says:
    5 years ago

    Shume recete e mire

    Reply
  2. Nikol says:
    2 years ago

    A mundem ti hedh 400 g sheqer me kanelle???

    Reply

Leave a Reply to Eda iljazi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In