• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rebelimi lindor që kërcënon BE më shumë se Brexit

by Java News
06/04/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Griff Witte dhe Michael Birnbaum/  

“Ndasitë e Luftës së Ftohtë janë zhdukur njëherë e përgjithmonë”. Kjo ishte deklarata e atëherë Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi teksa u uronte mirëseardhjen 10 anëtareve të reja të Bashkimit Europian, tetë prej të cilave nga ish-blloku komunist.

Sot, 14 vite më vonë, këto ndasi po “rilindin” dhe në shumë prej këtyre vendeve “të reja” të BE-së po shfaqen gjithnjë e më fort të ravijëzuara linjat e ashpra. Demokracia liberale, pika më e fortë e Unionit, sot po sulmohet nga brenda dhe vetë Blloku po tregohet i paaftë, të paktën deri më tani për t’iu kundërvënë këtyre qëndrimeve.

Epiqendra e këtij rebelimi është në Budapest, ky Kryeministri hungarez, Viktor Orban po kandidon për t’u rizgjedhur këtë të dielë. Me një retorikë të ashpër kundër liberalizmit, që vjen si një shuplakë jo e papritur për “Perandorinë” BE, ai premton që të përqendrojë edhe më tej pushtetin në duart e veta, duke e tërhequr vendin drejt një regjimi autokratik.

“Rebelimi” i Orban përbën një rrezik akoma më të madh për BE-në nga ai që Unioni u përball në 2016, kur britanikët votuan për divorcin dhe pyetja që ngrihej ishte se kush e kishte radhën. Por, tashmë nuk bëhet fjalë më se kush e ka radhën për t’u larguar.

“Viktor Orban nuk dëshiron largimin nga BE. Ai dëshiron që ta ndryshojë BE-në”, deklaronte pak kohë më parë një zyrtar i lartë gjerman.

E deri diku, ai ja ka arritur. Orban ka gjetur imitues në Polonia dhe admirues në Çeki, Austri dhe mes politikanëve të lartë në Gjermani.

Kundërshtarët e Orban në Bruksel duken të pafuqishëm për ta ndalur dhe në vend që të ndëshkojnë Hungarinë për një sërë ligjesh e qëndrimesh që bien ndesh me normat dhe vlerat e BE-së, vazhdojnë që të derdhin miliarda euro ndihmë, që kritikët vendorë të Orban thonë se është jetike për ekonominë, por mbush edhe xhepat e miqve të Kryeministrit.

“Orban po e lufton BE-në me miliardat që vetë BE i jep. Lenini thoshte: “Kapitalistët do të na shesin litarin me të cilin ne do t’i varim”. Por, në këtë rast, BE nuk po e shet, po ja jep falas Orbanit”, thotë Peter Kreko i “Political Capital” në Budapest.

BE nuk ka patur asnjëherë dhe ende nuk i ka mjetet e duhura për t’u përballur me udhëheqës tekanjozë dhe të pabindur si Orban, sepse nuk e ka imagjinuar kurrë se do t’i nevojiteshin, edhe kur blloku u zgjerua përtej Europës Perëndimore në vende me një përvojë të vakët demokracie.

Në fillim të këtij mijëvjeçari, BE përbëhej nga vetëm 15 vende dhe asnjëri prej tyre nuk ndodhej përtej “Perdes së Hekurt”. Me rënien e komunizmit, vende e Europës Lindore e shihnin BE-në dhe NATO-n si zgjidhja për t’u shkëputur nga orbita ruse dhe çarku i Moskës. Këtu, Perëndimi i zhvilluar dhe me demokraci të qëndrueshme pa një mundësi për të zgjeruar ndikimin e vet në gjithë kontinentin.

Gjithkush paramendoi se koha do të zhdukte diferencat, si në sistemin e qeverisjes, ashtu edhe në ekonomi dhe anëtarët e rinj do të adoptonin vlerat dhe rregullat e institucioneve të BE-së dhe të vendeve “të vjetra” anëtare të bllokut.

Llogaritë ishin bërë gabim.

“Donim të besonim se historia do të na jepte të drejtë dhe ne do të ishim në krahun e duhur të saj. Kurrë nuk e menduam që historia mund të shkojë në të kundërtën e asaj që menduam”, thotë një zyrtar gjerman në kushte anonimati.

Hungaria është dështimi më i madh sa i takon kësaj dhe Peter Balazs, ish-ministër i Jashtëm e shpjegon këtë dështim me iluzionet paralele.

“Një iluzion hungares që BE do të zgjidhë gjithçka, që BE do të zgjidhë problemet tona dhe një iluzion europian që ata (hungarezët) do të bëhen si ne”, thotë ai.

Rezultati ishte një terren i lirë për Viktor Orban. Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2010 ai e ka përdorur “defektet” dhe paratë e Brukselit për retorikën dhe politikat e tij dhe të gjitha këto pa u trembur dhe pa vuajtur asnjë pasojë.

“Në fakt, kam më shumë respekt për euroskeptikës që të paktën të thonë që nuk u pëlqen Bashkimi Europian, që nuk u pëlqejnë vlerat që ai përfaqëson. Ti do paratë e BE-së, por jo vlerat e BE-së!”, i drejtohej Viktor Orbanit ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt vitin e kaluar gjatë një seance të Parlamentit Europian.

Verhofstadt, që drejton bllokun e qendrës në PE, ka kritikuar udhëheqësit e BE-së për dështimin në vendosjen e sanksioneve për Hungarinë, pavarësisht se Orban ka një retorikë nacionaliste dhe me krenari merr si shembuj Rusinë dhe Kinën, si vende model e rrugën e të cilave duhet të ndjekë edhe vendi i tij.

Ai ka përforcuar ndikimin e partisë së vet në ushtri, institucione të tjera, përfshirë prokurorinë dhe në shoqëri, përfshirë mediat. Nëse rizgjidhet, ashtu siç pritet të ndodhë gjerësisht, 54-vjeçari pretendon të vazhdojë edhe më tej me legjislacionin, duke ndaluar edhe grupet humanitare që veprojnë në vend për refugjatët dhe shtresat në nevojë.

Slogani i tij i fushatës elektorale ka një “triniti” armiqsh; Brukseli, myslimanët dhe George Soros. Se si ka ndryshuar Hungaria, e tregojnë raportet e Freedom House. Në 2011 ky vend merrte pikët maksimale sa i takon lirië, por tani është vendi më pak i lirë në gjithë Bashkimin Europian. Transparency International e rendit nga ana tjetër vendin e dytë më të korruptuar të BE-së, fill pas Bullgarisë.

Megjithatë, këto nuk e pengojnë që të jetë vendi më përfitues prej Brukselit, nga i cili vetëm në 2016 përfitoi 4.6 miliardë euro, pavarësisht se kishte kontribuuar më pak se 1.23 miliardë në buxhetin e përbashkët të unionit.

Paratë kanë ndihmuar ekonominë hungareze, që rritet me shifra të shëndetshme, por kanë përfunduar edhe në xhepat e miqve, aleatëve dhe familjarëve të Viktor Orbanit.

“Janë paratë e taksapaguesve europianë që ushqejnë këtë sistem që e lejojnë Orbanin të forcohet gjithnjë e më shumë. Ai vendos se kush mund të jetë lider politik dhe kush jo në Hungari dhe nëse je një lider i korrupsionit, atëherë mund të bësh pjesë e sistemit”, thotë Sandor Lederer, nga K-Monitor, monitoruese korrupsioni me bazë në Budapest.

Ajo që duket më shqetësuese për bllokun është fakti që “Orbanët” në lindje po shtohen. Në Poloni po ecet në të njëjtat gjurmë, në Çeki admiruesit e Kryeministrit hungarez janë të shumtë, por admirues Orban gjen edhe tek vetë zyrtarët e lartë në Gjermani.

Ndaj, Orban shfaqet në samitet e Brukselit i qeshur dhe duke bërë shaka me udhëheqësit e tjerë të BE-së, një pjesë e të cilëve i druhen faktit se po i dolën atij kundër do të krijojnë një efekt zinxhir armiqsh, por edhe kosto elektorale e politike në shtëpi.

Gjuha e ashpër e Orban mbi refugjatët dhe emigrantët u huazua edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, që kanë dhënë sinjale për të adoptuar masa të ngjashme të ashpra, madje duke i thurur elozhe kryeministrit hungarez si një “mik i nderuar”.

Marrë nga Washington Post/TCH

Next Post
DURRES/ Si e përndiqte 20 vjeçaren burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht

Berat/ Përndiqte një vajzë më të madhe në moshë, shpallet në kërkim 25 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

February 5, 2026
Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In