• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rebelët sirianë me armatim të prodhuar në Ballkan (Video)

by A R
15/03/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa armatime të prodhuara në Ballkan, kryesisht në Serbi, po përdoren nga rebelët sirianë, sipas specialistëve të armëve nga Shërbimet e Kërkimit të Armatimit, ARES një grup analistësh.

Predha M62P8 120mm dhe një mitraloz M02 Kojotë 12.7 x 108mm u identifikuan nga një videon në YouTube publikuar më 12 shkurt dhe një mitraloz nga një foto në Facebook, të gjitha postuar nga luftëtarët rebelë në Siri.

Jenzen-Jones, një specialist armësh dhe drejtor i ARES, konfirmoi origjinën e armëve, duke thënë se armët e prodhuara në ish-Jugosllavi ishin dokumentuar edhe më parë në Siri.

“Nga shenjat mbi armë mund të dallosh që janë bërë në Serbi. Në përgjithësi, mund të themi se armët jugosllave janë të përhapura në Siri, megjithëse më të zakonshmet janë kineze, ruse dhe ndoshta belge,” tha Jenzer-Jones për BIRN.

Një video e postuar në YouTube më 12 shkurt nga grupi rebel Jabhat Ansar al-Din shfaq vendosen, përgatitjen dhe qëllimin me një predhë 120mm pranë Kuneitras, në jugperëndim të Sirisë.

Sipas Ares, mbishkrimi cirilik i dukshëm në predhë dhe paketimi tregon se eksplozivët M62P8 120mm me të cilat po qëllohet janë prodhuar në Slavko Rodic Bugojno apo atë që tani është Bosnje-Hercegovina.

Këto prodhohen ende nga Korporata Krusik e Serbisë.

Më 16 shkurt, imazhet e postuara nga një rebel sirian në llogarinë në Facebook treguan një mitraloz serb M02 Kojotë 12.7 x 108mm.

Kojota është kopje e NSV sovjetike dhe prodhohet nga Zastava Arms në Kragujevaç në qendër të Serbisë.

Më 26 shkurt, një grup i armatosur opozitar sirian gjithashtu publikoi në YouTube atë që ARES pretendon se është një mortar serb M69A 82mm.

Mortari M69A dhe varianti 81mm M69B u prodhuan nga Instituti Teknik Ushtarak në Beograd.

Sipas ARES, ato janë derivate të mortarit jugosllav M69, që aktualisht është në arsenalin e disa ish-republikave jugosllave dhe në Afganistan.

BIRN kontaktoi Zastava Arms, Korporatën Krusik dhe Institutin Teknik Ushtarak në Beograd për detajet rreth origjinës së armëve dhe shitjen e tyre, por nuk mori përgjigje.

Sipas qeverisë serbe, blerësit më të mëdhenj të armëve serbe janë Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Kuvajti, Izraeli dhe vende të Amerikës Jugore.

Kjo nuk është hera e parë që municioni nga shtetet ish-jugosllave ka përfunduar në duart e luftëtarëve në Lindjen e Mesme.

Në vitin 2015, kërkimi nga Amnesty International tregoi se armë të rënda dhe të lehta të dërguara nga Bosnja dhe Serbia në Britani, përfunduan në duart e grupeve militante islamike në Irak.

Në vitin 2014 një studim i Kërkimit të Armatimeve të Konflikteve zbuloi se municionet e përdorura nga ISIS ishin prodhuar në 21 vende, me data prodhimi nga 1945 deri në 2014.

Nga 1730 lloj municionesh të analizuar, 142 ishin prodhuar në Serbi, 445 në Kinë, 338 në Bashkimin Sovjetik, 323 në SHBA dhe 154 në Federatën Ruse.

Serbia ka pasur një histori të gjatë dhe polemike me furnizimin e armëve në Libi, një marrëdhënie që është hetuar edhe nga Kombet e Bashkuara.

Më parë BIRN ka dokumentuar këto lidhje, që përfshijnë dy tregtuesit më të mëdhenj të Serbisë, Sllobodan Tesiç dhe Petar Crnogoraç – megjithëse nuk ka prova që t’i lidhin ata direkt me rrëmbimet e fundit të shtetasve serbë. / BIRN

Next Post

FOTOT/ Berlin, shpërthen makina me eksploziv, vdes një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com