• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Realizohet dëshira e diktatorit/ Shtëpia e lindjes së Hitlerit kthehet në stacion policie, shpërthejnë polemikat

by Java News
06/09/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani për ta kthyer shtëpinë e lindjes së Hitlerit në Braunau Inn të Austrisë në një stacion policie po shkakton shumë polemika në Austri. Vendimi i qeverisë së Vjenës erdhi pas një debati të gjatë që çoi në ngritjen e një komisioni të posaçëm në vitin 2016 për menaxhimin e pronës. Ndërtesa ku lindi diktatori nazist më 20 prill 1889 është në pronësi të shtetit dhe ishte shpronësuar për të mos lejuar që ajo të bëhej një vend adhurimi për neonazistët.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Austrisë kishte vendosur që godina prej 800 m², e cila ishte në gjendje të braktisur, t’i kthehej shtetit, duke shkaktuar zemërimin e ish-pronarit. Disa vite më vonë autoritetet vendase shpalosën projektin e transformimit. Arkitektët austriakë Marte fituan tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme duke mposhtur 11 konkurrentë. Punimet e rinovimit, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2025 dhe do të kushtojnë rreth 20 milionë euro. Shtëpia tani do të bëhet një stacion policie, duke përfshirë një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Por nuk kanë munguar kritikat për planin e hartuar nga Ministria e Brendshme austriake. Për të drejtuar gishtin ishte producenti i filmit Günter Schwainger, i cili akuzoi qeverinë se donte të zbatonte dëshirat e diktatorit. Regjisori e vërtetoi tezën e tij duke nxjerrë në dritë një artikull gazete të datës 10 maj 1939, në të cilin Fyhreri kërkonte që ndërtesa të shndërrohej në zyra për autoritetet e rrethit. Pavarësisht ftesës për të rivlerësuar projektin, një zëdhënës i Ministrisë nënvizoi se apartamenti tjetër në Mynih ku jetonte Hitleri “ka strehuar disa zyra policie që nga viti 1949”./m.j

Next Post
“Unifikimi…”/ Sula: Takimi i 43 deputetëve, një ngjarje shumë e mirë. Ka një bashkim të opozitës

Berisha-Bardhi 'pajtohen', analisti: Pa sens, imorale! Bashkimi i kalbësirave, s’e bën opozitën të fortë! Gazit i dështoi plani për drejtimin e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In