Real Madridi ka mbajtur një minutë heshtje para stërvitjes së sotme për viktimat e tragjedisë në Kolumbi.
Sot është ditë zie për gjithë botën e futbollit. Në Kolumbi është rrëzuar aeroplani i ekipit brazilian Chapecoense, ku “Reuters” raporton për 76 të vdekur, tashmë të konfirmuar, derisa pesë kanë shpëtuar, shkruan Gazeta Express.
Me viktimat e kësaj tragjedie është solidarizuar edhe Real Madrid, që kanë mbajtur një minutë heshtje para stërvitjes së sotme. (b.an)










