Real Madridi raportohet se ka kontaktuar Chelsean lidhur me transferimin e mbrojtësit David Luiz.
Sipas Birmingham Mail, qendërmbrojtësi brazilian, i cili nuk po pëlqehet nga Antonio Conte, është duke u menduar si transferim nga presidenti i Madridit, Florentino Perez.
Mediumi anglez raporton se Reali synim kryesor ka mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, por nëse dështon në këtë transferim, atëherë Luiz do të jetë opsioni i dytë. (b.an)