Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford raportohet se po kërkohet nga Real Madridi.
Pas formës së dobët të treguar gjatë këtij sezoni, “Mbretërit” janë duke u përgatitur për ndryshime të mëdha gjatë verës, me Harry Kane dhe Robert Lewandowskin në mesin e lojtarëve që janë përfolur se do të kalojnë në Bernabeu.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Rashfordi është një tjetër lojtar që pëlqehet nga Zinedine Zidane dhe është duke menduar që gjatë verës të bëjë ofertën e parë për anglezin.
Rashfordi shihet si lojtar i rëndësishëm i ekipit të Jose Mourinhos, por 20-vjeçari sivjet ka dështuar të ketë paraqitje të rregullta, sidomos në Premier Ligë. Këtë sezon, 20-vjeçari ka realizuar 12 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat, përgatiti Koha. (b.an)