• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon eksodi, këshilltarët e LSI në Pukë i bashkohen PS

by A R
23/03/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI vazhdon të shpërbëhet nga veriu në jug. Një valë e madhe largimesh ka nisur prej javësh ku anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI-së, janë larguar përfundimisht nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste.

Arsyeja kryesore është kursi politik i ndjekur nga PD-LSI, sipas asaj që thonë vetë të larguarit.

Pas Tiranës, Vlorë, Fierit, Shkodrës, Belshit, Skraparit, Gjirokastrës etj, ditën e sotme edhe anëtarët e këshillit bashkiak të LSI në Pukë kanë marrë të njëjtin vendim, atë të largimit nga LSI drejt PS-së.

Me anë të një deklarate për mediat, këshilltarët e Pukës theksojnë se koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Nga ana tjetër ata deklarojnë se “Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Pukës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. LSI në Pukë është kthyer shpesh kundër interesave të qytetit madje duke tentuar dhe bllokimin e një sërë projektesh që e kanë transformuar rrënjësisht Pukën gjatë këtyre viteve.”

Në fund të deklaratës së tyre, ata i bëjnë thirrje anëtarëve të LSI-së në këshillat bashkiakë në të gjithë vendin që të bojkotojnë masivisht aleancën e turpit dhe të mos vihen në shërbim të kësaj aleance antishqiptare e anti kombëtare që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Deklaratë për shtyp – Këshilltarët e LSI, Pukë

Gati 3 vite më parë ne zgjodhëm që në siglën e LSI-së të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Pukës me shpresën e madhe se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD e harruan zotimin dhe hodhën pas krahëve ëndrrën e pukianëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja evropiane.

LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Pukës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. LSI në Pukë është kthyer shpesh kundër interesave të qytetit madje duke tentuar dhe bllokimin e një sërë projektesh që e kanë transformuar rrënjësisht Pukën gjatë këtyre viteve.

Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet rusefile që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të bojkotojnë masivisht aleancën e turpit dhe të mos vihen në shërbim të kësaj aleance antishqiptare e anti kombëtare që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Faleminderit!

Next Post
Në Dibër garojnë për kryetar bashkie apo për kryeministër?

Ministria e Arsimit dhe 'komisarët' e LGBT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In